Home»Bota»Dhjetëra të vdekur në funeralin e Gjeneral Soleimanit

Dhjetëra të vdekur në funeralin e Gjeneral Soleimanit

Ndërsa trupi i Gjeneral Qassim Soleimani u dërgua në vendlindje për t’u varrosur, ikja në rrëmujë e sipër besohet të ketë vrarë dhjetëra njerëz të mbledhur në rrugët e Kermanit, Iran.

Portalet e lajmeve iraniane raportuan një kaos vdekjeprurës gjatë fazës së fundit të procesionit për gjeneralin Suleimani, në qytetin e tij të lindjes.

Miliona njerëz ishin derdhur në rrugët e qytetit për të qenë dëshmitarë të funeralit të gjeneralit, i cili u vra nga një sulm amerikan me dron në Bagdad javën që kaloi. Vdekja e tij ka ndezur fort tensionet mes SHBA dhe Iranit, si dhe nxitur frikërat për një konflikt më të gjerë.

Pirhossein Koulivand, kreu i shërbimeve të urgjencës mjekësore të Iranit, nuk dha menjëherë detaje për numrin e viktimave, sipas disa agjencive, por të paktën 35 vetë mund të kenë ndërruar jetë, ka raportuar AP.

Fotografitë dhe filmimet e postuara në mediat sociale pas kaosit tregonin shërbimet e urgjencës dhe kalimtarë të zakonshëm që përpiqeshin të sillnin në jetë njerëz që dergjeshin përdhe. Trupat e pajetë të viktimave të tjera, me fytyra të mbuluara, mund të shiheshin kudo rreth e rrotull.

Trupi i gjeneralit u dërgua në Kerman, qytetin e lindjes, pas shërbimeve funerale që iu bënë atij në Teheran të hënën, ku edhe më shumë njerëz u derdhën në rrugët e kryeqytetit iranian. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *