Psikologji

Ata të pakënaqurit me veten, flasin përherë keq për të tjerët

Njerëzit e pakënaqur e jetojnë jetën e tyre nën një qiell që është gjithmonë gri dhe pa muzikë në zemrat e tyre. Në pamundësi për të ushqyer shpirtin e tyre me gjithçka që është e bukur dhe e mirë përreth tyre.

Nuk është vetëm çështje forme apo qëndrimi, por diçka që ka rrënjë të thella. Njerëzit të cilët janë të pakënaqur me veten dallohen që në shikim të parë.

Jo vetëm sepse ata mezi buzëqeshin dhe shfaqin empati, por, mbi të gjitha, sepse ata jetojnë dhe komunikojnë negativitet, dashakeqësi.

Ndjehemi jo të sigurt në shoqërinë e tyre, por të dobët e të pambrojtur. Ndonjëherë ndjesia kthehet në një siklet të thellë. Kjo sepse negatviteti krijon një lloj kapaku gri e të rëndë, që mbështjell të gjithë ata që i rrethojnë.

Njerëzit e pakënaqur jetojnë përgjithmonë me një humor që përzien zhgënjimin dhe inatin, zilinë dhe pakënaqësinë.

Njerëzit e pakënaqur janë pasqyra e përsosur e limiteve të tyre.

Kufij që ata nuk i njohin dhe, për këtë arsye, janë gjithmonë të gatshëm të fajësojnë botën dhe të tjerët për dështimet dhe telashet e tyre.

Ata nuk e dinë vlerën e përulësisë dhe e shfryjnë pakënaqësinë e tyre duke përdorur sarkazmë apo edhe gënjeshtra.

Sjellja që ka burim frustrimin e tyre mund të bëjë dëme

Sepse për të qetësuar këtë ndjenjë negative, të pakënaqurit i ulin të tjerët poshtë. Ata anullojnë motivimet, përqeshin aspiratat e atyre që kanë ambicie.

Ata janë njerëz toksikë, të paaftë për të vënë në dyshim veten e tyre dhe janë gjithmonë në kërkim të kërkim të një fajtori.

Kjo është arsyeja pse njerëzit e pakënaqur duhet të mbahen në një distancë të sigurt. Sidomos ata që refuzojnë ndihmën, të bindur se kanë gjithmonë të drejtë në çdo rast.

Frekuentimi i njerëzve të pakënaqur nuk çon në një ndjenjë të shëndetshme të vetë-kritikës, por në një mentalitet polemik dhe jospërfshirës.

Dhe mos u përpiqni t’i ndryshoni ato, nuk do të ishit në gjendje. Ajo që ata kanë është një lloj zilie e përhershme që mbyt çdo shpresë për ndryshim dhe çdo frymëmarrje optimizmi. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button