Zodiak Ditor

Si nis java juaj? Parashikimi i Paolo Fox për ditën e hënë, 6 janar 2020

DASHI

Nuk ka dyshim se fillimi i këtij viti 2020 do të paraqesë shumë kurthe për njerëzit e lindur nën shenjën e Dashit. Do të ketë shumë telashe sidomos në tre muajt e parë, por që në pranverë ajo kthesë e shumëpritur mund të vijë e t’ju japë një nxitje shtesë. 2020 do të jetë viti i duhur për ju, për të ndërtuar diçka të rëndësishme. Nuk ka dyshim se ekziston një gjendje e fortë trazirash të brendshme tek ju për shumë situata që nuk zhbllokohen. Ju do të duhet të bëni një përzgjedhje dhe të eleminoni të tepërtat.

DEMI

Në këtë moment Demi është një nga shenjat më të forta të zodiakut edhe falë kalimit të Hënës në shenjën tuaj. Në këto dy ditët e para të javës do të ndiheni në majë, mund të ketë një rënie të vogël nga e mërkura. Si në punë ashtu edhe në dashuri do të duhet të përpiqeni të mos vazhdoni më tej me situata të paqarta. Nëse përjetoni një ndjenjë të pasigurisë, do të jetë më mirë të sqaroheni tani dhe të prisni degët e thata. Do të jetë një ditë e rëndësishme për reagimet që mund të keni në marrëdhëniet me të tjerët.

BINJAKET

Midis të hënës dhe të mërkurës, Hëna do të hyjë në shenjën tuaj dhe kjo do të përfaqësojë një pikë kthese për Binjakët. Do të keni edhe Venusin në pamje të mirë dhe kjo do t’ju lejojë të riktheheni për t’u përqendruar në dashuri, por edhe në familje. Ata që janë beqarë do të kenë një nxitje shtesë në kërkimin e një shoku shpirtëror. Deri në nëntor do të ketë shumë telashe sidomos në lidhje me shpenzimet që duhet të përballen. Ende mund të ketë probleme të bezdisshme burokratike për t’u zgjidhur.

GAFORRJA

Tani për tani ju po ndjeheni pak të pasigurt sidomos në lidhje me situatat që kanë të bëjnë me punën dhe menaxhimin e parave. Në muajt e ardhshëm, ju presin ndryshime të rëndësishme që do të jenë të nevojshme për të parandaluar që gjërat të bëhen edhe më të komplikuara. Duke ditur prirjen tuaj proverbiale për të dyshuar, kjo situatë e pasigurt po ju bën të humbni durimin, por do t’ju duhet durim i madh. Ju gjithashtu mund të mendoni se nuk jeni paguar për atë që meritoni.

LUANI

Stresi që po përjetoni në këtë fazë të jetës tuaj është shumë më lart se nivelet e lejuara. Ju ndoshta tashmë keni kthyer kokën drejt rikuperimit në punë dhe fakti që duhet të kapërceni disa pengesa të dukshme po ju lë pa gjumë. Edhe në një nivel sentimental mund të ndjeheni nervozë dhe të shqetësuar gjithashtu sepse po ndjeni një sens të caktuar pasigurie. Këto janë ndjesi që do të karakterizojnë këtë fazë të parë të javës, por që nga e mërkura gjërat mund të jenë shumë më mirë.

VIRGJERESHA

Eshtë një moment i rëndësishëm ai që po përjetoni por do të ketë momente tensioni dhe stresi të fortë. Pesha e përgjegjësive mund t’ju shtypë pak dhe ju bën të ndiheni të parehatshëm. Në vitin 2020, do t’i tregoni vendin, sidomos personave që duan t’ju vendosin shkopinj në rrota. Fakti që nuk ndjeni siguri përreth jush krijon arsye për stres dhe tension, por në vitin 2020 do të ketë arsye për të marrë një kënaqësi të madhe. Do të duhet shumë tolerancë këtë javë.

PESHORJA

Injorimi i gjërave është imperativi kategorik këtë javë. Sidomos në vendin e punës ka situata që nuk janë të mira për ju, por nuk jeni në gjendje të ndryshoni gjërat. Dhe kështu do t’ju duhet shumë durim dhe tolerancë. Panorama juaj e përgjithshme yjore nuk është më e mira, edhe sepse ekzistojnë disa situata që nuk zhbllokohen dhe kjo ju lodh pak. Para pranverës tjetër, disa situata që i keni për zemër, nuk do të zhbllokohen.

AKREPI

Ekzistojnë disa probleme të vogla për të zgjidhur, që janë zvarritur që nga fundi i vitit të kaluar. Do të duhet të jeni të kujdesshëm ndaj çështjeve fizike, kjo sepse sepse tendenca juaj për të bërë gjithmonë gjithçka në nxitim mund të bëjë që të shpërqendroheni. Do të duhet të përpiqeni të jeni të kujdesshëm në kontrastet në dashuri, veçanërisht gjatë fundjavës tjetër, kur do të ketë shumë gjëra për të diskutuar me gjysmën tuaj më të mirë.

SHIGJETARI

Në këtë moment ju keni një ndjesi të fortë, sikur provoni një fazë statike dhe monotone. Gjithçka ju duket si një film i parë tashmë pavarësisht se sa vjeç jeni, apo sa kohë keni bërë të njëjtat gjëra. Realiteti është se Shigjetari duhet të dalë, të eksplorojë dhe të njohë horizonte të reja. Qëndrimi në vend nuk është për ju që jeni kuriozë për atë që po ndodh. Nëse bëni punë kryesisht monotone dhe në ambiente të mbyllura, mund të ndjeni një shqetësim të fortë dhe një dëshirë të madhe për t’u larguar.

BRICJAPI

Midis të hënës dhe të mërkurës, yjet ju këshillojnë t’i kushtoni vëmendje nevojave tuaja. Nëse keni diçka për të pyetur, nëse keni nevojë për të bërë që të dëgjoheni, atëherë në këto tre ditë mund të përpiqeni të merrni atë që ju nevojitet. Nga e enjtja, megjithatë, mund të ketë rënie. Shpesh mënyra juaj për t’u shkëputur nga të tjerët mund t’ju bëjë që të bëni gabime. Në përgjithësi, Bricjapi ka mënyrën e vet të të menduarit dhe reflektimit. Ai arrin të jetë vetëm edhe në mesin e njerëzve. Tani është ndoshta rasti të hapeni më shumë me të tjerët dhe të përballeni.

UJORI

Kohët e fundit ka pasur disa polemika që ju kanë shqetësuar. Ju pëlqen të keni njerëz konstruktivë në anën tuaj, të cilët dinë të planifikojnë jetën dhe që nuk janë pasivë përballë problemeve të jetës. Tani për tani keni njerëz përreth, të cilët thjesht përpiqen të shkatërrojnë gjithçka që dëshironi të ndërtoni dhe kjo krijon shqetësime serioze dhe shpesh është shkak për konfrontim. Pak më shumë nervozizëm mund të shfaqet këtë të hënë.

PESHQIT

Do të duhet të përpiqeni ta shikoni të ardhmen me më shumë optimizëm. Nëse mund ta shikoni të ardhmen në një mënyrë konstruktive, do të jeni në gjendje të merrni kënaqësi të mëdha. Shenja juaj është romantike dhe melankolike dhe ka tendencë të ndalet shumë në gabimet e së kaluarës. Venusi nga ana juaj ju ndihmon të takoni njerëz më të bukur dhe të jeni më të hapur për të tjerët. Atëherë do të duhet të kuptoni se kush e meriton shoqërinë tuaj dhe kush jo. Disa njerëz mund të rezultojnë të paqartë. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button