Zodiak

HOROSKOPI JAVOR / Parashikimi i astrologut italian, Paolo Fox

Dashi

Mund të jetoni një fillim pak nervoz për javën tuaj. Nëse keni përjetuar momente të vështira në dashuri, ka ardhur koha të vendosni nëse ia vlen të vazhdoni apo jo, por pa u nxituar. Do të jetë më mirë në mes të javës. Nëse po planifikoni të bëni ndonjë ndryshim në punë, është mirë që të prisni para se të merrni një vendim të rëndësishëm.

Demi

Në dashuri ka diçka të gabuar, ose një përgjigje që po prisni po vonon shumë për të arritur. Ditët e javës tjetër do të jenë ditë verifikimesh. Për një hap të rëndësishëm siç është bashkëjetesa ose vendosja për martesë është e matur që të prisni muajin shkurt. Kujdes edhe me financat, posaçërisht për mesin e javës tjetër, kur do të ketë shpenzime më thelbësore. E premtja do të jetë një ditë veçanërisht aktive.

Binjakët

Eshtë koha që çiftet të jenë të kujdesshëm në lidhje me portofolin, ju jeni përballur me shumë shpenzime kohët e fundit, të cilat, megjithatë, nuk janë problem për marrëdhënien. Ka pak nervozizëm për punën, i shkaktuar nga Marsi. Mos i nënvlerësoni propozimet e ardhshme, ato mund të jenë pozitive për ju, veçanërisht tani që Jupiteri nuk është më në opozitë. Ditët më të mira do të jenë ato që fillojnë ditën e mërkurë.

Gaforrja

Ju po ktheheni nga një periudhë tensioni të fortë në dashuri. Çiftet më të forta nuk janë në rrezik. Duhet të kuptoni se çfarë mbetet në zemrën tuaj pas konflikteve që ju prekën gjatë muajit dhjetor. Puna do të jetë shumë mirë të premten dhe të shtunën, kur Hëna hyn në shenjën tuaj. Eshtë koha për të bërë zgjedhje dhe ndoshta t’u jepni fund marrëdhënieve që shkaktojnë tensione.

Luani

Mundohuni të kaloni me lumturi këto ditë që mund të preken nga disa keqkuptime për shkak të hënës që është kundër. Mos i zmadhoni problemet dhe shmangni polemika të reja. Trazirat mund të ndikojnë gjatë gjithë javës. Më mirë ecin gjërat në punë, lajmet mund të vijnë për ata që janë në pritje të një ndryshimi ose transferimi.

Virgjëresha

Një kohë e mirë po vjen në dashuri edhe për ata që duan të fillojnë një bashkëjetesë ose duan të martohen. Situata është sigurisht më e qëndrueshme për ju sesa në dy muajt e fundit të vitit që kaloi. Situatë pozitive edhe në miqësi dhe punë. Ata që janë freelancer mund të shfrytëzojnë një mundësi të mirë. Kujdes vetëm për ditën e martë.

Peshorja

Edhe pse Venusi është në favor, tregoni mosbesim në dashuri. Ditët e para të javës do të jenë pozitive për ata që vendosin të zbulojnë ndjenjat e tyre. Kujdes për çiftet që janë tashmë në krizë. Jo veçanërisht ditë pozitive për punën, janë ato në fillim të javës. Ju duhet të ndryshoni stilin tuaj të punës, mund të keni dyshime për vazhdimin e një programi. Në përgjithësi, këto janë ditë të vështira për ju, veçanërisht të premten.

Akrepi

Për ata që po përjetojnë një marrëdhënie stresuese, gjërat mund të ndryshojnë së shpejti. Ju dëshironi të sqaroni situatat e pazgjidhura. Ditët e mira do të jenë në punë të enjten, të premten dhe të shtunën. Ditë në të cilat mund të kryeni projekte ambicioze edhe duke kërkuar ndihmë që nuk do t’ju mungojë. Javë në përgjithësi interesante.

Shigjetari

Eshtë koha për të lënë mënjanë dëshirën për një marrëdhënie sfiduese dhe t’i jepeni një pasioni tërheqës. Venusi është e favorshme për aventura të reja sentimentale, e diela do të jetë më mirë. Tashmë keni marrë një lajm të mirë në punë, përfitoni nga tranziti i Marsit në shenjën tuaj. Do të ndiheni pak të lodhur ditën e martë. Java do të jetë përgjithësisht interesante për të gjithë me një gabim të vogël rreth të mërkurës.

Bricjapi

Ju po kërkoni të vërtetën dhe për këtë do të vendosnit me shpatulla pas muri, ata që nuk po ju japin siguri. Marrëdhëniet e qëndrueshme nuk do të lëkunden aspak. Një lajm i mirë nga ana e punës falë Jupiterit dhe Saturnit në shenjën tuaj, veçanërisht për ata që kanë biznesin e tyre. E hëna mund t’ju sjellë një pasqyrë të këndshme. Bëni kujdes ditën e premte, mos nxitoni.

Ujori

Përfitoni nga Venusi në tranzit në shenjën tuaj. Historitë që tashmë kanë përfunduar nuk mund të rikuperohen, por disa përvoja të reja mund të bëjnë vend për to. Fillimi i janarit është veçanërisht i favorshëm për takimet e reja. Në punë duhet të mbështeteni në profesionalizmin tuaj për të dalë sa më shumë në pah. E vetmja bezdi është për shkak të një pagese të vonuar. Veçanërisht e favorshme dita e diel.

Peshqit

Horoskop i shkëlqyer në dashuri të premten, në përgjithësi do të jetë një javë intriguese. Tensionet mund të zgjidhen edhe në marrëdhëniet prind-fëmijë. Por kini kujdes ditën e martë dhe të mërkurë. Sa i përket punës, mund të merrni lajme të mira të enjten. Hëna është e favorshme për ju dhe do t’ju sjellë pak më shumë fat. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button