Zodiak Ditor

Parashikimi i astrologut Paolo Fox për ditën e diel, 5 janar 2020

DASHI

Eshtë e nevojshme të çlironi zemrën dhe mendjen nga situata të vështira që lidhen me të kaluarën. E diela ju fton të bëni shumë gjëra të rëndësishme. Venusi ju favorizon, Mërkuri është ende disonant, prandaj do të ketë akoma punë për të bërë për çështje ekonomike. Shumë para kanë dalë, por pak kanë hyrë, kështu që ekziston një problem për t’u zgjidhur. Ata që prisnin një fitim nga disa shitje kanë mbetur të zhgënjyer. Ju nuk duhet ta keni me nxitim, sepse disa gjëra do të zgjidhen me kalimin e kohës.

DEMI

Hëna në shenjë ju lejon të shkoni larg. Eshtë një moment i rëndësishëm për ata që duan të fitojnë një sfidë. Në dashuri, pjesa e dytë e janarit do të jetë më e lehtë dhe ka çështje familjare të një natyre praktike për t’u rregulluar, por pavarësisht kësaj, ju mund të planifikoni të ardhmen. Lajme vijnë së shpejti. Në dashuri, për fat të keq, nuk ka konvergjencë të mendimeve dhe ajo që dëshironi mund të mos përkojë me atë që dëshiron gjysma tjetër juaja. Ju gjithashtu mund të merreni me një person që gjithmonë shtyn disa zgjedhje.

BINJAKET

Dashuria është shumë e gjallë këto ditë, por përballë Marsit (veçanërisht nëse keni lindur në fund të majit) ju bën të jeni pak të zhytur në mendime sa i përket sferës së familjes. Kohët e fundit ka pasur disa tensione pune dhe madje ata që punojnë me bashkëpunëtorë ose familjarë u është dashur të debatojnë. Në muajin janar do të duhet të rregulloni dhe sistemoni shumë gjëra.

GAFORRJA

Të dielën, një hënë e mirë ju shoqëron dhe ju jep indikacione të mira edhe në funksion të së ardhmes. Marsi nuk është më në një aspekt pozitiv, por duhet thënë se nuk është as kundër. Përjetoni një gjendje të rëndësishme që ndikon gjithashtu tek ndjenjat. Sidoqoftë, në qiell ka një konfuzion dhe lodhje të madhe dhe kjo është shqetësuese sepse për të bërë gjithçka që keni në mendje duhet ca përpjekje. Duhet të diskutohet çdo ditë dhe ju duhet të përballeni me njerëz të paqartë, ose situata me siklete.

LUANI

Këtë të dielë mund edhe të ngrini zërin. Njerëzit e shenjës suaj janë gjithmonë pika të mëdha referimi për të tjerët, por kur zemërohen, është më mirë të ikin shpejt për të shmangur pasojat e pakëndshme. Në këtë të dielë duket se ju doni të bëni shumë gjëra të qarta, por duke bërë kështu do ta vëni gjithçka më të komplikuar për të menaxhuar. Më mirë të jeni të kujdesshëm në dashuri.

VIRGJERESHA

Ka vërtet një qiell të shkëlqyeshëm në këtë ditë të dielë, 5 Janar 2020. Shpresa është që ju të mund të shfrytëzoni sa më shumë nga kjo periudhë e favorshme. Faktori i vetëm i kundërt mund të jetë Marsi që përfaqëson tensionin nervor. Si rezultat, ju përjetoni disa probleme të zorrëve ose barkut, me shumë gjasë të shkaktuara nga një tension shumë i akumuluar. Nëse keni në mendje plane të mëdha, intensiteti i vëmendjes gjithashtu rritet dhe për këtë arsye stresi nuk mund të mbahet më në kontroll si më parë.

PESHORJA

Të gjithë ata që po shtyjnë disa çështje e kanë bërë këtë sepse dhjetori ka qenë një muaj i zënë për marrëdhëniet dhe me shqetësime romantike. Ju ndoshta keni qenë të shqetësuar për një person të sëmurë, ose keni pasur probleme që bien ndesh me marrëdhënien tuaj të zakonshme. Janari, pra, nuk do të jetë muaji i duhur për të realizuar projekte, për të thënë po ose jo përfundimisht. Këshilla është që të trajtohen të gjitha situatat me kujdes maksimal.

AKREPI

Marrëdhëniet sentimentale dhe lidhjet farefisnore shkaktojnë disa vështirësi në një nivel relativ dhe emocional. Eshtë një e diel disi e dyshimtë nga një këndvështrim dashurie. Keni shumë energji tani dhe prandaj mund të zgjidhni disa probleme pavarësisht faktit se ka njerëz që nuk ju referohen juve në një mënyrë plotësisht të sinqertë. Ju gjithashtu mund të jeni shumë dyshues, mbase nuk e dini atë që dëshironi. Ata që janë ndarë do të donin një dashuri të madhe, por atëherë kur të gjejnë një person të vendosur kanë frikë nga vuajtja dhe kthehen mbrapa.

SHIGJETARI

Për të bërë zgjedhje të shkëlqyeshme është gjithashtu e rëndësishme të keni një gjendje të mirë fizike. Marsi në shenjë mund të ndihmojë në rikuperimin e energjisë. Tani për tani Marsi përfshin vetëm ata që kanë lindur në fund të nëntorit, por së shpejti ai do të shtrijë ndikimin e tij për të gjithë të tjerët. Dëshira për të rifilluar dhe për t’u rikthyer në lojë është shumë e madhe. Në këtë 2020 mund të fitoni shumë nëse keni një shenjë zjarri krah jush. Eshtë koha për projekte të mëdha që përfshijnë marrëdhënie dashurie.

BRICJAPI

E diela ju fton të çlironi shpirtin tuaj. Ndonjëherë thjesht nga frika ose mosbesimi ose sepse nuk doni të bartni shumë gjëra përpara në të njëjtën kohë, e gjeni veten duke tërhequr zvarrë hapat në dashuri në vend që të përparoni. Por kjo është një ditë e bukur për t’u lidhur me njerëzit e tjerë dhe gjithashtu për dashurinë. Në këtë periudhë ju doni të shprehni ndjesi të vërteta, por edhe të bëni gjëra që nuk keni bërë kurrë më parë.

UJORI

Kjo e diel mund të mbulohet nga mosmarrëveshjet e vogla, kështu që është më mirë të përpiqeni të zgjidhni disa tensione menjëherë, e të mos i lini deri të hënën. Në këto 48 orë, këshilla është që të rrisni vigjilencën në marrëdhëniet me të tjerët, veçanërisht në marrëdhëniet më të vështira dhe të ndërlikuara. Marsi nuk është më kundër, kështu që forca po rritet. Rekomandimi, megjithatë, pavarësisht periudhës së forcës, është që të merrni gjithçka me kujdes dhe të shmangni lojërat e fatit.

PESHQIT

E diela duhet të përdoret për të jetuar dashurinë, në paqe dhe qetësi, për t’u çlodhur dhe për t’u ndjerë mirë me të tjerët. Ata që kanë lindur në fund të shkurtit, Marsi disonant paraqet një lloj testi për të kapërcyer dhe ndoshta edhe disa probleme fizike. Kujdes me ushqimin, i cili duhet të trajtohet më mirë. Këmbët dhe kyçet e këmbëve tuaja kanë qenë gjithmonë dobësitë tuaja. Të dielën, disa emocione më shumë mund të lindin në dashuri. / meb.al

 

Leave a Reply

Back to top button