Zodiak Ditor

Parashikimi i astrologut italian Paolo Fox për ditën e premte, 3 janar 2020

Dashi

Ju mund të filloni të ndjeheni më të sigurt, megjithatë nuk jeni ende në fazën e shërimit të plotë, kulmi i të cilës do të arrihet në pranverë me realizimin, ndër të tjera, të projekteve të mëdha si në fushën e punës ashtu edhe në atë sentimentale. Në këtë fundjavë, pra, do të duhet të jetoni me disa dyshime, me çështje në pritje dhe paqartësi, gjëja e rëndësishme është të mos mposhteni, duhet të mendoni për të ardhmen me optimizëm. Tani ka një luftë.

Demi

Fundjava fillon mjaft pozitivisht dhe do të përfundojë edhe më mirë. Yjet ju japin forcën e duhur për të folur për dashurinë pa probleme. Kjo nuk do të thotë që gjërat do të shkojnë absolutisht pa probleme. Në çifte, dikush do të donte një gjë ndërsa partneri do të donte një tjetër, kështu që mund të ketë një mosmarrëveshje që duhet t’ju çojë të dalë e juaja, gjithësesi.

Binjakët

Qielli juaj do të çojë në mënyrë të pashmangshme në revolucione që do të jenë të vështira për t’u përballur. Marsi ju fton për kujdes, vetëkontroll dhe moderim. Ata që kanë përjetuar një krizë dashurie që në nëntor, ata që nuk kanë besim të plotë tek partneri i tyre, duan të sqarojnë shumë gjëra. Ju nuk keni pse të nxitoheni, sepse mund të prishni një marrëdhënie, problemet e së cilës pritet të zgjidhen brenda dy muajsh.

Gaforrja

Eshtë një qiell kaotik dhe nuk jeni i kënaqur në përgjithësi. Kur merrni shumë përgjegjësi, nevoja për të sqaruar të gjitha situatat rritet, por nuk është gjithmonë e mundur të bëhet një gjë e tillë. Nga këtu në pranverë, ju mund të ndryshoni detyrën tuaj, nga ana tjetër, gjithçka që ju bëni tani është tejet delikate, ju ndjeheni sikur jeni duke u lëkundur. Për fat të mirë, në dashuri gjërat do të përmirësohen gjatë fundjavës, do të ketë qetësi më të madhe.

Luani

Erdhi koha për të ndaluar hallakatjen dhe të braktisni të gjitha rrugët dhe situatat e panevojshme dhe të pakënaqshme. Ju mund të ndiheni jo rehat për shkak të njerëzve pranë jush që mendoni se nuk janë shumë transparentë. E diela do të jetë dita e bërjes së hesapeve. Ata që janë duke provuar një marrëdhënie dashurie të brishtë dhe të luhatshme, duhet të shmangin theksimin e disa dallimeve nëse nuk dëshirojnë të dalë diçka që nuk funksionon.

Virgjëresha

Shumë yje janë të favorshëm për ju dhe ju zbuloni se keni ide të shkëlqyera. Njerëzit që ju duan dhe janë një pikë referimi për ju, gjithashtu përfaqësojnë diçka të rëndësishme për të ardhmen. Mbani marrëdhënie të shkëlqyera me ata që mund të bënin gjëra të mëdha, dihet që bashkimi bën fuqinë. 2020 ofron perspektiva shumë interesante.

Peshorja

Nuk është një periudhë e ndritshme për histori dashurie, kështu që shmangni komplikimet. E njëjta gjë edhe në fusha të tjera, duhet të tregoheni të kujdesshëm sepse ka situata që nuk janë të lehta për t’u menaxhuar dhe probleme që janë të vështira për t’u zgjidhur. Edhe pse mund të keni një person fantastik afër jush, mund të ndiheni se diçka nuk është në rregull. Në këtë fundjavë, do të keni mundësi të lidheni më mirë me të tjerët emocionalisht dhe të gjeni një paqe mendore.

Akrepi

Ju pret një fundjavë që mund të sjellë probleme dashurie. Në këto raste, pasi ka edhe dyshime, është më mirë të mos dilni nga ekuilibri dhe të thoni vetëm atë që është e sigurt dhe e përshtatshme për të shmangur çdo mundësi të hyrjes në konflikt ose që të mund të humbni durimin. Do të ketë llogari familjare për të bërë, sidomos të dielën. Edhe çiftet që e duan njëri-tjetrin mund të preken negativisht nga të afërmit ose palët e treta. Jini të kujdesshëm nëse po takoni dikë shumë të lidhur me të kaluarën.

Shigjetari

Do të jenë tre ditë plot energji, falë marsit që hyn në shenjë dhe sjell ndjesi të mira dhe një shtytje më të madhe. Zakonisht ju jeni personi që tërheq të tjerët, që i jep frymën dhe forcën e duhur grupit, kësaj radhe ju duhet ndihmë. Dashuria mund të ndihmojë për kurajozët.

Bricjapi

Në të vërtetë ka shumë konfuzion në këtë fazë, planet janë të shumta por ju mendoni se disa njerëz rreth jush nuk janë të sinqertë. Ju duhet të përpiqeni të zgjidhni disa probleme personale, dyshimet mbeten në një nivel pune, ju duhet të guxoni më shumë, duke besuar në atë që bëni dhe duke vendosur më shumë grintë. Ata që përpiqen të ndryshojnë mund të ndiejnë tensione në familje. Ndodh që të ketë diskutime, pasi dëshironi të bëni gjëra që nuk ndahen nga të tjerët. Kujdes nga armiqtë.

Ujori

Nëse ka tensione dashurie, ne duhet të përpiqemi t’i zgjidhim ato këtë fundjavë, e diela do të jetë një ditë që do të zbusë shpirtrat. Probleme të mundshme personale dhe familjare. Në vitin 2020 do të ketë zgjedhje drastike që mund të përfshijnë transferime ose ndryshime. Eshtë koha e duhur që të keni mundësi të mbyllni shtigjet që nuk ju interesojnë më. Kur kapeni nga pasioni, asgjë dhe askush nuk ju bën të hiqni dorë nga ndjekja e tij.

Peshqit

Kujdes nga përplasjet me njerëzit që lidhen me të kaluarën tuaj. Nëse ka ndarje që kanë çuar në shumë komplikime, me Jupiterin jo më në aspektin e kundërt, përfundimisht mund të vijnë zgjidhje. Ata që kanë punuar mirë mund të bëjnë një kërkesë. Ekziston një shans i mirë për rikuperim midis fundit të janarit dhe fillimit të shkurtit, një telefonatë ose një lloj çmimi. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button