Ekonomi

Si paguan Evropa për sistemin e vet të asistencës sociale?

Disa kandidatë presidencialë në Amerikë “këmbëngulin se Amerika mund të përballojë një sistem të asistencës sociale si ai i Evropës, nëse do të taksonte më shumë të pasurit”, shkruante The Wall Street Journal në një editorial. Por një vështrim më nga afër i politikave të taksimit në Evropë tregon se këta vende “e kanë mësuar në kurriz të tyre, se të pasurit nuk janë mjaftueshëm të pasur për të paguar atë që u takon”, dhe kështu e balancojnë buxhetin duke shtuar peshën mbi klasën e mesme.

Gjermania, për shembull vendos një taksë 42% mbi familjarët e martuar me të ardhura mbi 124 mijë dollarë, ndërkohë që në SHBA një çift i tillë paguan 22 %. Në Suedi taksohesh 55% për të ardhura individuale të ulëta deri edhe 47 mijë dollarë, dhe në Mbretërinë e Bashkuar taksapaguesit që fitojnë vetëm 64 mijë dollarë, paguajnë një normë takse prej 40%.

Qeveritë gjithashtu u përplasin punëtorëve taksa të rënda mbi pagën që i quajnë “kontribute të sigurimeve shoqërore”, të cilat janë shumë më të larta se sa zbritjet e Sigurimeve Shoqërore dhe Medicare në Amerikë, dhe gjithashtu vendosin një Taksë mbi Vlerën e Shtuar prej 21% mbi të gjitha blerjet e konsumit, pavarësisht nga të ardhurat e blerësit.

Si rezultat sistemi i taksimit në Evropë merr më shumë se gjysmën e pagave të shumicës së njerëzve dhe është shumë më pak progresiv se sa në SHBA. Kështu që, mbani sytë hapur kur dëgjoni politikanë që pretendojnë se mund të financojnë kolegjin falas, kopshtin, dhe kujdesin shëndetësor duke taksuar miliarderët. “Klasa e mesme do të paguajë, sepse aty është paraja e vërtetë”. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button