Zodiak Ditor

Cilat janë tre shenjat më me fat për sot, e hënë 9 dhjetor 2019?

Këto janë tre shenjat më me fat për ditën e sotme:

DEMI

Do jeni shumë shprehës gjatë kësaj dite dhe do ua zbukuroni jetën të gjithëve. Buzëqeshja do ju shoqërojë ngaherë. Nëse jeni në një lidhje do kujdeseni deri në detaje për partnerin tuaj. Dijeni që edhe ai iu do fort, pavarësisht se nuk ua shpreh çdo moment Ju beqarët nën ndikimin e madh të Merkurit do jeni më shumë sesa joshës. Do keni mjaft admirues, por duhet të dini të zgjidhni personin e duhur. Sipas Dritare.net, në punë më në fund do mbyllni një kontratë goxha të mirë, rezultatet e së cilës do ju ndryshojnë gjithë jetën. Për sa iu përket financave çdo gjë do kthehet në favorin tuaj. Përfitoni nga influenca e Uranit që të arrini atje ku keni dashur gjithmonë.

BINJAKET

Çfarë parashikohet të ndodhë sot? Hëna do favorizojë kontaktet e reja dhe gëzimin pafund. Nëse keni një lidhje prej disa kohësh, sot do kaloni moment mjaft të ngrohta dhe do mendoni edhe për fëmijë apo ndonjë hap tjetër për një marrëdhënie më serioze. Nëse jeni vetëm mundësitë për takime do ekzistojnë, por personat nuk do ju përputhen aspak me guston. Në punë duhet të çliroheni nga mendimet e këqija sepse ato do ju prishin të gjitha planet. Besojini më shumë instinktit dhe nuk do zhgënjeheni. Shpenzimet nuk do i kufizoni pasi nuk do doni ta privoni veten nga asgjë. Kjo mund te sjelle shumë shpejt tronditje.

VIRGJERESHA

Hëna dhe Saturni do bëhen bashkë gjatë kësaj dite për t’ua larguar mërzitjen dhe për t’iu bërë më të logjikshëm. Pas mesditës do ndiheni më të qetë e më të frymëzuar. Nëse keni një lidhje bashkëpunoni me partnerin që gjërat të shkojnë mirë. Nëse kohët e fundit keni pasur tension gjithçka do qartësohet. Ju beqarët do jeni romantikë dhe do kërkoni me ngulm personin e zemrës. Delikatesa në veprim dhe aftësia juaj joshëse do iu bëjë të arrini atje ku doni. Në punë detyra e re do ju apasionojë më tepër dhe nuk do ndaleni asnjë minutë. Disa kolegë të vjetër do iu japin mbështetje të pakushtëzuar. Situata financiare do jetë e turbullt. Do doni të përmbushni disa dëshira dhe do shpenzoni shumë. Kujdes sepse buxheti e ka një fund.

Leave a Reply

Back to top button