Home»Motivuese»Luani i trembur, historia që na fton për reflektim

Luani i trembur, historia që na fton për reflektim

Historia e tretë na tregon për frikën. Historia fillon në savanën e bukur afrikane, ku një luan u largua nga kopeja e tij. Ai u end për 20 ditë, por nuk mundi t’i gjente përsëri pjesëtarët e tjerë të kopesë. Ishte i uritur dhe i etur, dhe kështu kishte frikë të që kishte mbetur vetëm.

Më në fund ai pa një pellg me ujë të freskët, drejt të cilit rendi menjëherë me gjithë forcën e tij. Po vdiste nga etja dhe duhej të pinte ndonjë lëng për të mbetur gjallë. Sidoqoftë, sapo arriti në breg, pa imazhin e një luani të etur që reflektohej në ujë. Në atë pikë, u tërhoq përsëri. “Pellgu tashmë ka një pronar,” mendoi me vete.

Qëndroi aty pranë atë natë, por nuk guxoi të kthehej në pellg. Nëse luani tjetër do ta shihte, ai me siguri do ta sulmonte për të mos e lejuar të pushtonte territorin të tij. Dhe ai nuk donte që të përballej me askënd. Kaloi një ditë dhe dielli doli përsëri.

Etja ishte aq e madhe sa luani vendosi të rrezikojë. Ai nuk mund të duronte më, kështu që iu afrua me kujdes pellgut dhe kur arriti në breg, pa përsëri luanin. Ishte aq i etur sa nuk i bëhej më vonë. Futi menjëherë kokën në ujë të freskët për të pirë. Në atë moment, luani tjetër u zhduk: kishte parë vetëm reflektimin e tij. Ja pra, çfarë ndodh me frikën: ajo zhduket kur përballesh me të. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *