Zodiak

Shenjat e Horoskopit që nuk të falin kurrë!

Falja, siç e dimë, nuk është për të gjithë: disa njerëz janë më të gatshëm të falin, të tjerët më pak. Gjithashtu në këtë rast, shpesh janë yjet që ndikojnë, duke përcaktuar tek njerëzit prirjen për të shkuar përtej fyerjeve. Cilat janë shenjat e zodiakut më pak të prirura për falje?

Akrepi

Në vend të parë padyshim që gjejmë ata që kanë lindur nën shenjën e Akrepit: të pamëshirshëm dhe të papërkulur, është më mirë të mos i zemërojmë. Ata marrin seriozisht gjithçka, ngrejnë mbrojtje, por ata janë sërish të lehtë për t’u lënduar: dhe si përgjigje mund të jenë shumë të rrezikshëm, duke mbajtur mëri edhe për gjithë jetën.

Demi

Vendi i dytë për të lindurit në shenjën e Demit: edhe pse nuk duan që kjo të dihet, ata janë njerëz të prekshëm dhe që mbajnë mëri. Ata nuk mund të pranojnë kritika, si dhe këshilla nëse nuk kërkohen. Ata që kanë lindur nën këtë shenjë të zodiakut shpesh janë kokëfortë, ofendohen lehtësisht.

Peshqit

Vendi i tretë, pak më ulët në podium për Peshqit: të lindurit e kësaj shenje falin por rrallë. Më mirë mos t’i lëndoni ata: kur iu bëhet padrejtësi, ata bëhen pasivë-agresivë, përpiqen të fshehin emocionet e tyre dhe i bëjnë ata që i lëndojnë të ndjehen fajtorë. Peshqit duan të godasin objektivat e tyre me shigjeta dhe shaka, duke i bërë jo shumë simpatikë. Ata shpesh pëlqejnë të mashtrohen, duke përfunduar dhe luajtur rolin e viktimës.

Bricjapi

Më poshtë, por ende jo të prirur për falje, ne gjejmë të lindurit në shenjën e Bricjapit: ata e dinë mirë ndryshimin midis faljes së dikujt dhe të bërit sikur e falin. Në këtë rast, Bricjapët janë të gatshëm të falin të tjerët, por vetëm në kushte të caktuara. Në fakt, para se të falin, ata duan të sigurohen që të përfitojnë sa më shumë nga situata, kështu që ata nuk do të pendohen për faljen. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button