Motivuese

Nëse më ke lënduar dhe braktisur, sot unë të falënderoj…

E kemi zakon që falënderojmë për arsye nga më më të ndryshmet. Jemi mirënjohës për jetën që kemi, për njerëzit që e bëjnë atë më të mirë dhe që janë pjesë e saj. Në përgjithësi jemi të bindur se duhet të themi faleminderit vetëm para diçkaje të bukur, diçkaje që na bën menjëherë të lumtur. Por nuk është gjithmonë kështu. Duhet të mësojmë të falënderojmë edhe për përvojat negative, sepse falë tyre jemi njerëzit që jemi, por mbi të gjitha kemi mësuar se çfarë domethënë paqe, respekt, dashuri për veten, falje dhe mirësi.

Faleminderit që më bëre të njoh dhimbjen

Dhimbja është një forcë e madhe që gërryen, si uji shkëmbin. Ajo vjen pas një ngjarje të pakëndshme dhe mbrëthen jetën tonë për një moment. Ashtu si dashuria, na shtrëngon, na mbulon dhe nuk lë asnjë rrugëdalje. Gjatë stuhisë ajo na nxjerr zbuluar nga të gjitha siguritë dhe shpesh na “asgjëson”. Pastaj do të nxjerrë jashtë më të mirën dhe më të keqen, atë që mbetet prej nesh.

Faleminderit për fjalët lënduese

Faleminderit atyre që na lëndojnë me fjalë, thuhet se ato janë më të mprehta se një teh. Për ata që na e përplasën derën në fytyrë, ka shumë të ngjarë që ajo rrugë nuk ishte fare e jona.

Faleminderit që më le vetëm

Faleminderit atyre që ikën dhe na lanë të vetmuar, sepse na mësuan t’ia dilnim pa ndonjë ndihmë. Sepse na mësuan të luftonim për veten, të duam dhe të kemi respekt për personin që jemi. Tani do të ketë një vend të lirë për ata që duan të ulen pranë nesh.

Faleminderit anktheve dhe paranojave

Faleminderit edhe ankthit, fiksimeve, paranojës. Kur e kuptojmë, bëhemi më të vetëdijshëm për shqetësimet tona dhe mund të jemi në gjendje të qeshim me veten, duke rikalibruar jetën tonë dhe të tashmen tonë.

Faleminderit që më tradhëtove

Ne gjithashtu mund t’u themi faleminderit atyre që na tradhëtuan, na mësuan se çfarë është besnikëria, respekti dhe sinqeriteti për dashurinë.

Faleminderit që nuk besove tek unë

Në fund, faleminderit atyre që nuk besuan tek ne dhe tek aftësitë tona. Falë refuzimeve, mosmiratimeve dhe kritikave, ne mund të gjejmë guximin për të luftuar, për të përmirësuar veten ditë pas dite, për të treguar se sa me të vërtetë vlejmë.

Leave a Reply

Back to top button