Ekonomi

Euro? Një ide e pakuptimtë

Një intervistë me Ashoka Mody, Profesor i Ekonomisë në Princeton University dhe ish drejtues pranë Fondit Monetar Ndërkombëtar

Ashoka Mody, Profesor i Ekonomisë në Princeton University dhe ish drejtues pranë Fondit Monetar Ndërkombëtar, konfirmon atë që ekonomistët dinë, por që shtypi shpesh e mohon: qysh nga fillimi euro ka qenënjë ide shumë e keqe si ekonomike, ashtu edhe politike. Ngurtësia e lindur e përqindjeve të shkëmbimit, rregullat e çmendura fiskale, dominimi i vendeve të forta që u imponojnë rregulla të rezervuara atyre të vogla, krijojnë premisat për divergjencën ekonomikë dhe armiqësinë politike midis kombeve, në vend që tëpromovojnë begati dhe paqe siç propagandojnë mbështetësit e projektit europian. Kështu që nuk janëeuroskeptikët ata që janë euroskeptikë: janë euristët që jetojnë në një flluske irealiteti, duke eliminuar arsyetimet më elementare ekonomike dhe politike.    

Kemi të bëjmë me një përpjekje paksa vetmitare”, thotë Ashoka Mody – Profesor Ekonomie në Princeton University dhe ish Zëvendësdrejtor i Departamentit Europian të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) – duke folur përEurotragedy: A Dramma in Nine Acts, historia e shkëlqyer magjistrale e Bashkimit Europian dhe e zhvillimit të eurozonës. “Pjesa më e madhe e establishmentit europian”, vazhdon Mody “ose ka tentuar t’iinjorojë, ose i ka kontestuar ato që më duket parime dhe të dhëna ekonomike absolutisht bazike”.

Është e lehtë të kuptohet se pse establishmenti europian mund të ketë qenë i inkurajuar për ta bërë. Eurotragedyështë një aktakuzë ndaj të gjithë projektit europian të pasulftës, një viviseksionim i hollësishëm dhe i ashpër i gjithçkajë që është e dashur për establishmentin europian. Është edhe një sulm ndaj vetë establishmentit,mendimit në grup të anëtarëve të tij, delireve të tyre, arrogancës teknokratike të tyre. veç kësaj, e gjitha kjo vjen nga përfaqësuesi kryesor i FMN-së në Irlandë gjatë shpëtimit të saj pas krizës bankare pas2008 – domethënë njënjeri që i ka parë nga brenda mekanizmat fiskalë të Bashkimit Europian. Spiked e ka intervistuar Mody për ta kuptuar më mirë analizën e tij kritike ndaj projektit europian, difektet fatale të eurozonës dhe pse integrimi europian po i përçan popujt.

A mendoni se puna juaj për Eurotragedy ka qenë vetmitare, pasi pas Brexit dhe lëvizjeve të tjera populiste, establishmenti i Bashkimit Europian për momentin është tërhequr fort në mbrojtjes?

Jam i sigurtë se pjesërisht arsyeja është kjo. Por mendoj se i gjithë projekti europian është shumë mbrojtës. Mendoni për deklaratën e Robert Schuman e 9 majit 1950, që hodhi bazat për Komunitetin Europian e Qymyrit dhe Çelikut dy vite më pas: tha se një burim i përbashkët zhvillimi ekonomik duhej të bëhej themeli i federatës europiane. Kjo ide e një federate europiane është diskredituar shumë shpejt, por liderët europianë kanë vazhduar ta përkëdhelin në mënyra të ndryshme – “bashkim gjithnjë e më i ngushtë”, “unitet në diversitet”, pse jo edhe ajo shprehje jashtëzakonisht e privuar nga kuptimi, “sovranitet europian”, që përdor Presidenti francez Emmanuel Macron. E gjithë gjuha është problematike dhe mistifikuese. Por problem më serioz është koncepti i zhvillimit ekonomik të përbashkët si bazë për Europën. Kjo ka qenë e vërtetë për një periudhë të shkurtër pas Traktatit të Romës të vitit 1957, që ka hapur kufijtë, por momentumi është ezauruar në harkun e dy dekadave. Mund t’i hapësh kufijtë, por me t’i hapur, nuk ke shumë tjetër se çfarë mund të bësh. Deri avantazhet e tëashtuquajturit treg i përbashkët janë shumë të kufizuara përtej një pike të caktuar, çdo ekonomist e kupton. Për sa i përket euros, nuk ka pasur kurrë ndonjë dyshim për faktin se ishte ide e keqe. Nicholas Kaldor, Ekonomist iCambridge University, shkroi në marsin e 1971 se ajo e monedhës unike ishte një ide e tmerrshme, si ekonomikisht, ashtu edhe politikisht. Dhe Kaldor ka pasur të drejtë shumë herë. Por i gjithë establishmentieuropian thjesht injoron çdo paralajmërim të radhës që vijnë nga ekonomistë të famshëm dhe prodhon kundërnarrativa mbrojtëse. Për shembull, shpesh dëgjoj të thuhet se Europa ka nevojë për përqindje fikse shkëmbimesh në mënyrë që të ketë një treg unik. Pse vallë? Gjermania bën tregti me Poloninë, Hungarinë dhe Republikën Çeke, që janë brenda tregut unik, por kanë monedha të ndryshme. Këto luhaten, por tregëtia vazhdon. Nuk është e nevojshme të kesh një monedhë unike për të pasur një treg unik.

Kur është shfaqur kritika juaj ndaj projektit europian? Ka qenë gjatë përfshirjes tuaj në shpëtimin e Irlandës?

Kur ka përfunduar puna në FMN, kam projektuar që të shkruaj një libër për eurokrizën. Kështu kam nisur ta shkruaj, siç do të bënte një ekonomist i FMN-së, gjë që ka ndodhur përpara rënies, flluskës, plasjes së flluskës, panikun, faktin që nuk u menaxhua mirë e kështu me radhë. Shpejt e kam kuptuar se diçka nuk shkonte dhe kështu që kam kaluar dy vjet duke e rindërtuar historinë e euros, duke ngritur një pyetje: çfarë e ka sjellë euron në formën e saj aktuale? Më kuptoni, problemi nuk është vetëm që ekziston euro. Është euro, që është njëmonedhë unike, në një bashkim ta paplotë monetar, me një aparat rregullash fiskale që dukshën janë qesharake në profilin ekonomik dhe askush nuk e vë në dyshim faktin që ekonomikisht janë qesharake, se u mungon njëparashutë e nevojshme fiskale dhe një bashkim i nevojshëm fiskal. Prandaj, pse ekziston euro? Praktikisht, nëatë moment kam nisur të shkruaj një histori të pasluftës së Europës, një kompendium, nëse duam, të librit tëTony JudtPostwar: A History of Europe Since 1945”. Ja kur kam kuptuar se euro jo vetëm që ishte një ide e keqe ekonomike, por edhe një ide e keqe politike. jo vetëm që ishte e qartë se do të shkaktonte përçarje politike, por nuk ekzistonte asnjë plan për mënyrën sesi të shëroheshin këto përçarje, sit ë reagohej ndaj tyre. Kështu ka lindur kjo mitologji e euros, që e ka shpërfytyruar në një instrument paqeje, një mjet për të bashkuar europianët, një nevojë për një treg unik. Të gjithë këto aspekte të mitologjisë kanë lindur sipër dhe rreth projektit europian për të mbështetur atë që është praktikisht një ide e pakuptimtë.

Ju flisni thuajse si për triumfin e një iluzioni politik. Çfarë i ka shtyrë arkitektët e saj? Çfarë i ka mundësuar ata që të avancojnë një projekt që shumë ekonomistë e konsideronin çmenduri?

Duke shkruar librin, kam mësuar dy gjëra për sa i përket historisë. E para është se në histori ekzistojnë momente kritike, ku një individ bëhet jashtëzakonisht i fuqishëm dhe siguron një pushtet ekzekutiv joproporcionale me aftësitë e tij. E dyta, një individ i ngjashëm ka edhe fuqinë që të krijojë një marrativë, një përrallë, një mitologji. Është kombinimi i këtyre dy gjërave që ka krijuar euron. Ja pse Helmut Kohl është kaq i rëndësishëm, jo vetëm pse e ka udhëhequr këtë projekt deri në realizimin e tij, [por edhe pse] na ka lënë në trashëgimi një gjuhë që e ka justifikuar euron deri më sot. Mendoj se sikur Kohl të mos kishte ekzistuar ose sikur të mos kishte qenë Kancelar në vitet ’90, euro nuk do të kishte sukses. Nuk do të kishte pasur euro.

Ajo që habit është se gjatë këtij procesi integrimi prej disa dekadash vetëm rrallë njerëz që qenë në krye u përgjigjeshin elektorateve kombëtare. Nëqoftëse i pyesnin, ata thjesht e injoronin përgjigjen, siç bënëqysh nga 1992, më referendumin në Danimarkë e në Francë për Traktatin e Maastricht. A mendoni ju se ky është një prej difekteve fatale të projektit europian – fakti që ai vazhdon, pavarësisht opinioneve të qytetarëve?

Absolutisht që po pasi bëhet fjalë për një difekt fatal. Deri më 1992 dhe në Traktatin e Maastricht ka ekzistuar ideja e miratimit të heshtur. Kjo ide parashikonte që liderët europianë duhej t’i merrnin vendimet e mira në emër të popujve të Europës, që nuk qenë aspak në gjendje të kuptonin kompleksitetin e qeverisjes. U besonin liderëve, pasi ata e dinin mënyrën e duhur e ecjes përpara. Dhe në fund do të vlerësoheshin e legjitimoheshin nga frutet që do të sillnin. Por ky miratim i heshtur po vinte duke rënë teksa firmosej Traktati i Maastricht. Siç e thatë, kemi pasur referendumin danez dhe sidomos atë të francez të 1992. Në mënyrë të veçantë, referendumi francez ka rëndësi historike, pasi populli (49%) që votoi kundër Maastricht është i njëjti që sot proteston me jelekverdhët. Mendojeni, për një periudhë prej rreth 30 vjetësh, një grup i konsiderueshëm njerëzish vazhdonin që të dëgjoheshin, duke thënë se ekzistonte një problem. Thonin se problemi i vërtetë ishte në shtëpi, se populli lihej menjanë dhe se ti, qeveri, duket se nuk e ke idenë për atë që do populli. Fakti që qytetarët europianë donin ose jo më shumë Europë nuk është diskutuar vërtet në ndonjë formë të çfarëdoshme domethënëse. Nuk ka qenëkurrë e qartë se për çfarë shërbente euro. Me siguri nuk ka sjellë begati më të madhe dhe mungesa e konsultimit me popullin ka krijuar një ankth të zjarrtë, me shenjë të kundër në vende të ndryshme. Në Gjermani, ankthi është lidhur me mundësinë që gjermanët mund të gjenden në pozitën që të duhet të paguajnë borxhet e vendeve të tjera. Në pjesën më të madhe të Europës Jugore njerëzit janë në akth pasi Gjermania është bërë tejet dominuese dhe pse, në përiudha krizash, Kancelarja gjermane mund të bëhet faktikisht Kancelare europiane.Nuk ekziston asnjë mekanizëm që të garantojë përgjegjësi dhe legjitimim. Prandaj i gjithë procesi është në thelb antidemokratik njerëzit që goditen nga vendimet nuk mund të votojnë për të larguar njerëzit që i marrin këto vendime.

Disa theksojnë se eurozone ka krijuar një shkallë të caktuar begatie, sigurisht duke filluar nga fundi iviteve ’90 deri në mesin e viteve 2000. A mendoni se ky është iluzion begatie, i mbështetur në rastin e Europës nga flluska bankare?

Sigurisht, absolutisht që po. Është një mëkat i vërtetë që ato 10 vite janë deformuar krejtësisht në dy mënyra. E para është se, kur kanë zbritur përqindjet e interesit të borxheve publike, kjo u festua si një integrim financiar, ndërsa praktikisht ishte problem, pasi vendet që përfitonin nga këto përqindje kaq të ulëta po lejonin që tëformohej një flluskë borxhi. E dyta, gjëja tjetër që ka ndodhur, sidomos midis 2004 e 2007, është se tregtia botërore ishte në një fazë bumi. Në radhë të parë pasi Amerika po shpenzonte shume dhe kështu që po importonte shumë mallra nga pjesa tjetër e botës dhe, në radhë të dytë, sepse Kina po hynte në shkallë të gjerënë tregun e tregtisë globale dhe, duke u bërë eksportuese e rëndësishme, po bëhej edhe një importuese e rëndësishme. Prandaj në vitet midis 2004 e 2007 ka ndodhur një rritje e tregtisë globale më e madhe se në çdo periudhë tjetër të kohëve të fundit. Dhe kur tregtia globale rritet, tregtia europiane u rrit me shpejtësi. Kështu, kombinimi i konvergjencës së përqindjeve të interesit, që krijoi përshtypjen e integrimit financiar, dhe rritja e tregtisë globale, që u krijoi njerëzve përshtypjen e një begatie, i ka bërë disa që të konkludojnë se po, gjëja kishte funksionuar. Kështu, në qershorin e 2008 kemi Jean-Claude Trichet, Presidenti i atëhershëm i Bankës Qendrore Europiane, që deklaronte se eurozone ishte një sukses i madh. Në realitet ai ishte momenti në të cilin kriza e eurozonës përgatitej të godiste fort. Vetëm se BQE-ja nuk e kuptonte. Siç George Orëell lidhur me atë qëpërcillej për Luftën Civile Spanjolle, se historia shkruhej ashtu si mendohej se duhej të shkonte dhe jo sesi po shkonte realisht: kjo është mënyra me të cilën është treguar dekada e parë e eurozonës.

Kriza fillon të ndjehet në eurozonë qysh nga 2009. Pse je jeni kaq kundër politikave të rreptësisë qëTrojka vendosi ndaj Greqisë dhe Irlandës?

Unë e kuptoj se nëse një vend ka jetuar mbi mundësitë e tij duhet ta shtrëngojë rripin. Nuk dua ta kontestoj njëgjë të tillë. Ajo që kontestonim unë dhe të tjerë – që vazhdojmë ta kontestojmë edhe në rastin e Italisëështëmomenti i fillimit dhe shpejtësia e konsolidimit fiskal. Kur një ekonomi po zhytet në reçision, rreptësia fiskale ibën gjërat më keq. Taksat e vendosura nga qeveria rriten, ndërsa konsumet zvogëlohen dhe kështu reçisioni thellohet. Nuk përbën aspak mister. Kështu pozicioni im është se, po, Greqia kishte qartazi nevojë për njëshkallë të caktuar rreptësie, por se kjo duhej zbatuar me një ritëm më të ulët. Nëqoftëse një pacient me traumëhyn në një repart kirurgjie, nuk i kërkohet që të vrapojë disa herë rreth sallës në shenjë vullneti të mirë përpara operacionit. Është një diskutim shumë i thjeshtë. Prandaj rreptësia e ka bërë problemin grek pafundësisht mëkeq.

Është e habitshme që Bashkimi Europian duket kaq shumë i kapur pas rregullave fiskale apo buxheteve të kufizuar, sigurisht ka qenë në rastin e Greqisë. Pse mendoni se ndodh një gjë e tillë?

Do të doja të isha në gjendje të jepja një përgjigje të thjeshtë. Përgjigja ime historike është se Bashkimi Europian nuk është edhe aq i fiksuar pas rregullave. Kur rregullat nuk u vijnë për shtat atyre që komandojnë, rregullat shkelen dhe për arsye të mira. E kemi parë në 2002 e në 2003, kur Gjermania, në mesin e një reçesioni, i ka shpërfilluar rregullat fiskale për të shmangur që t’i përkeqësojë. Për të justifikuar vendimin, Ministri gjerman i Financave Hans Eichel shkroi në Financial Times një editorial të cilin Yanis Varoufakis do të duhej tëkishte bonsensin që ta përsëriste kur theksonte nevojën e një lehtësimit të rregullave të bilancit për Greqinë. Rregullat shpalosen vetëm kur balanca e forcës spostohet në drejtimin e kundërt dhe atëhere përdoren si instrument për të vënë në rresht vendet e ashtuquajtura rebele, qofshin ato Greqia apo Italia.

Ju e quani Italinë “vijën e ndarjes” së projektit europian. Pse besoni se është kaq e rëndësishme?

Nuk ka dyshim se Italia është dhe mbetet “vija e çarjes” e Europës, për shumë arsye. Në radhë të parë, është njëvend i madh – PBB-ja e saj është 8 apo 9 herë ai i Greqisë dhe asetet financiare të saj janë të njëjtit rend madhësie me ato të Gjermanisë apo të Francës. Veç kësaj, Italia ka një rritje produktiviteti kronikisht të ulët. Qysh kur ka hyrë në eurozonë, produktiviteti saj ka zbritur me diçka midis 10 dhe 15%. Tani, jo gjithçka ështëfaj i eurozonës. Në një pjesë të madhe, produktiviteti i ulët në Itali është problem italian, që i detyrojet njëmungese të madhe të shtytjes nga brenda ekonomisë italiane dhe një serie qeverishë të paafta për të përballuar problemin. Por një vend me rritje të ulët të produktivitetit ka nevojë për ndihmën e zhvlerësimeve tëherëpashershme të monedhës. Këtë askush nuk e vë në dyshim. Askush nuk konteston edhe faktin që, nëse nuk je produktiv, bëhesh më pak kompetitiv dhe, nëse je më pak kompetitiv, ke nevojë të ulësh koeficentin tënd tëshkëmbimit. Por Italia është në kurth. Nuk mund ta zhvlerësojë koeficentin e shkëmbimit me dojçmarkën, pasi të dy valutat janë të fiksuara ngurtësisht në brendësi të euroznës, dhe, pasi politika monetare e BQE-së mbete relativisht e shtrënguar, euro nuk është zhvlerësuar ndaj dollarit respektivisht 20 viteve më parë. Prandaj lireta, e inkorporuar në euro, nuk është zhvlerësuar ndaj dojçmarkës apo dollarit amerikan në 20 vitet e fundit, gjatë tëcilave produktiviteti ka vazhduar të bjerë. Atëhere, si do t’ia bëjë ky vend që të paguajë masën e madhe tëborxhit të tij, pa rritje? Ja thelbi i problemit italian. Produktiviteti italian ka nevojë për një investim me breza nëshkollë, në kërkim, në kthimin në shtëpi të njerëzve që kanë emigruar, për të ndërtuar një ndjenjë të re vetëvlerësimi, që në këtë moment mungon ndjeshëm.

Kohët e fundit, kur kam qenë në Itali, jam goditur nga numri i grafiteve murale antigjermane. Mendoni se një prej ironive të mëdha të këtij projekti, që do të duhej të çonte në integrim ekonomik dhe politik, është se në realitet ka favorizuar armiqësinë midis vendeve europiane më shumë sesa bashkimin e tyre?

Siç e kam thënë, Nicholas Kaldor predikoi saktësisht këtë në vitin 1971. Tha se një monedhë e përbashkët do t’i amplifikonte më tej divergjencat ekonomike dhe, në rast se do ta bënte, do të ashpërsonte edhe përçarjet politike. citoj deri Abraham Lincoln: “Një shtëpi e përçarë brenda vetes nuk mund të qëndrojë në këmbë”. Fantazma e Kaldor e përndjek sot eurozonën.

Ju mendoni se rivendosja e një shkalle të caktuar sovraniteti kombëtar për vendet europiane praktikisht mund t’i bëjë bashkë popujt europianë?

Po, e mendoj. Pyes veten: çfarë i bashkon popujt europianë? Cila është arsyeja themelore për europianët që tëmendojnë si europianë? Thuajse 70 vite më parë, Schuman kërkoi që themeli i përbashkët për të krijuar njëfederatë të ishte zhvillimi ekonomik. Ideja e një shteti federal ka vdekur, ashtu si koncepti i një themeli mbi zhvillimin ekonomik. Për pasojë, duhet të rikthehemi në një tjetër pohim të Schuman: europianët kanë nevojë tëqëndrojnë të bashkuar në interes të paqes. Në kuptimin modern, kjo mund të shtrihet në mbrojtjen dhe ruajtjen e demokracisë dhe në promovimin e të drejtave të njeriut. Europianët duhet të pyesin nëse besojnë akoma në këto vlera – vlerat e një shoqërie të hapur – dhe a janë të gatshëm që të punojnë për krijimin e një shoqërie të hapur ku paqja, demokracia dhe të drejtat e njeriut promovohen. Nëqoftëse nuk është ky qëllimi i Europës së sotme, atëhere nuk e kam të qartë se cili është qëllimi i saj.

(nga Spiked)

Përgatiti: ARMIN TIRANA / bota.al

Leave a Reply

Back to top button