EtikNet

Ja si shkenca do të shpjegojë dhe adresojë, problemin e lajmeve të rreme

Nga David Cowan

Shpërndarja e çastit globale e informacionit nëpërmjet internetit, është qartazi e dobishme për ne si individë, dhe si qytetërim. Por interneti, mund të përdoret gjithashtu për të përhapur dezinformime, një aspekt i frikshëm i teknologjisë, që ne e kemi quajtur kohët e fundit “fake news” (lajme te rreme).

Mjetet e thjeshta të publikimit në internet, i japin dikujt mundësinë të shpikë histori që duken identike me gazetarinë normale, që nxisin kuriozitetin e përdoruesve të mediave sociale, që i shpërndajnë ato po lehtë sa edhe lajmet e vërteta. Lajmet e rreme, të hartuara në një mënyrë të tillë që të përfitojnë prej vëmendjes tonë, shkaktojnë dëme në shëndetin, financat dhe politikën tonë.

Realiteti, e kufizon sasinë e tregimeve të vërteta, por imagjinata jonë e pakufishme, krijon një lumë historish të rreme, që tashmë po “përmbyt” burimet tona të informimit. Lajmi i rremë, jo vetëm na mashtron, por e minon besimin tonë tek burimet legjitime të lajmeve.

Kjo është pikqërisht tragjedia e e vërtetë, dhe për shumë njerëz, ky ka qenë synimi i fushatës ruse të lajmeve të rreme gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA në vitin 2016. Lajm i rremë, kërcënon vetë institucionin e demokracisë, pasi një publik i painformuar, nuk mund të marrë vendime të arsyeshme mbi qeverisjen.

Shumë organizata dhe grupime, janë përpjekur të frenojnë lajmet e rreme, nëpërmjet nismave të të kontrollit të fakteve. Që të gjitha ato kanë dështuar, pasi në thelb ato e keqkuptojnë problemin. Disa punësojnë redaktorë, të cilët nuk mund të kontrollojnë informacionit në çdo kohë. Të tjerët punësojnë makineri automatike, a thua se realiteti ndjek një model të njohur. Të tjerë përdorin kontrolle referimi të automatizuara, për të verifikuar faktet gjetkë në internet, duke sfiduar kësisoj vetë përkufizimin e “lajmit”.

Disa platforma mediatike në internet, publikojnë domosdoshmërisht “të dyja anët e historisë”

krah për krah, duke i shërbyer fakteve kontradiktore, që garantojnë dezinformim dhe konfuzion.

Fatmirësisht, shqyrtimi i lajmeve të rreme përmes lenteve të shkencës, e thjeshton shumë problemin, dhe na udhëzon drejt mjeteve juridike të prekshme dhe efektive.

Ashtu si ne e zbatojmë shkencën në studimin kritik të historisë, gazetaria është thjesht hetimi shkencor i të vërtetës, që qëndron pas çështjeve aktuale njerëzore. Ashtu si shkencëtarët profesionistë, edhe “gazetarët etikë”, ndjekin një metodologji për të koduar objektivitetin, transparencën dhe praktikat më të mira.

Shkelësit nuk janë gazetarë të vërtetë; ata u përshtaten mënyrës së punës së pseudoshkenctarëve, që anashkalojnë metodën shkencore. Ata janë burimi i lajmit të rremë. Është e një rëndësie të madhe të dallohen lajmet e rreme, nga lajmet që janë thjesht të gabuara.

Pikëpamja e zakonshme, se lajmet e rreme dhe ato të gabuara janë të njëjta, çon në një konfuzion të madh, pasi politikanët e përdorin termin “lajm i rremë”, për të kundërshtuar një fakt, dhe për rrjedhojë hedhin poshtë të gjitha redaksitë e lajmeve.

Shkencëtarët mund ta kenë gabim edhe pa qenë të rremë, dhe po kështu mund të bëjnë edhe gazetarët. Pasaktësistë janë të pashmangshme, por çelësi është ndjekja e rregullave që i minimizojnë dhe korrigjojnë ato. Kjo është arsyeja, se përse kontrolli i fakteve nuk është jo vetëm i kotë; por edhe i parëndësishëm.

Në vend se të ndjekim gabimet në shfaqen në çdo histori, ne duhet të kontrollojmë në mënyrë rutinore dhe haptazi, praktikat gazetareske të gazetarëve dhe platformave të lajmeve. Auditimet mund të kryhen nga shoqata si “Neëseum”, ose “NeësGuard”, që anketojnë dhe monitorojnë praktikat e raportimit të lajmeve.

Kjo është një qasje më e ndërgjegjshme dhe më e përshtatshme për të adresuar këtë problem, duke na ndihmuar të vlerësojmë në mënyrë kritike lajmet në kohë reale bazuar tek burimi, ashtu siç bëjmë edhe me vendimin se cilin artikull shkencor ta besojmë.

Edhe pse shumica e njerëzve nuk bëhen shkencëtarë profesionistë, ne ua mësojmë metodën shkencore të gjithë nxënësve, për të zhvilluar aftësitë e të menduarit kritik, vlerësuar punën shkencore, si dhe për të hedhur poshtë pretendimet pseudoshkencore.

Kur ne si shoqëri të kuptojmë dhe vlerësojmë se si funksionon gazetaria, dhe kur lajmet tona i japin përparësi përmbajtjes nga gazetarët e vërtetë, do të gëzojmë sërish lirinë dhe sigurinë e pajisur me një demokraci të mirë-informuar.

 

Rregullat e Gazetarisë Etike

Verifikoni çdo fakt të raportuar.

Korrigjojini shpejt gabimet, dhe shpërndani korrigjimin të paktën po aq gjerësisht, sa edhe përmbajtjen origjinale.

Raportoni të gjitha anët objektivisht të besueshme të çdo çështjeje, duke e paraqitur siç duhet peshën proporcionale të fakteve.

Vendosini faktet dhe citatet, në kontekstin e tyre të duhur.

Shkojini burimin origjinal sa herë që është e mundur, dhe jepuni mundësi atyre të reagojnë.

Respektoni, dhe ruani konfidencialitetin e burimeve.

Mos pranoni as pagesa dhe as dhurata nga askush, brenda fushës së raportimit tuaj.

Ndaloni presionin nga redaktorët, reklamuesit, punëdhënësit ose kushdo tjetër, për të botuar faktet që duhet të dijë publiku.

Bëni me dije çdo konflikt të mundshëm interesi, që mund të keni.

Mos kopjoni asnjëherë; referojuni gjithmonë burimit.

Dalloni në mënyrë të qartë mendimet, avokatinë dhe komentet nga fakti, dhe emërtojini ato në përputhje me rrethanat.

Dalloni qartë reklamën nga përmbajtja editoriale, dhe etiketojeni atë në përputhje me rrethanat.

Nënshtrojani shkrimin një rishikimi nga redaktori përgjegjës.

Trajtojini burimet, subjektet, kolegët dhe anëtarët e publikut, si qenie njerëzore që meritojnë respekt.

Tregoni dhembshuri për të prekurit nga raportimi i një lajmi, sidomos viktimat e fatkeqësive natyrore, dhe atyre të shkaktuara nga njeriu, fëmijët dhe viktimat e krimeve seksuale, dhe të akuzuarit për krime, derisa të gjykohen në gjykatë.

Mirëprisni pyetje, dhe inkurajoni diskutimet publike rreth praktikave gazetareske, mbulimit dhe përmbajtjes së lajmeve.

Mirëprisni pyetjet, dhe inkurajoni diskutimin civil dhe publik mbi praktikat gazetareske, mbulimin dhe përmbajtjen e lajmeve.

The Sceptic – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button