Sport

“Kalamajtë po flejnë”. Murinjo tallet me Barcelonën

Ish traineri I Realit të Madridit beson se goli I katërt I Liverpulit është shembulli I përsosur I gjendjes mendore të Barçës

Hoze Murinjo ka vënë në dyshim mentalitetin e Barcelonës, pasi ekipi spanjoll u gjunjëzua përballë Liverpulit në gjysmëfinalen e dytë të Champions League. Edhe pse me tre gola avantazh nga ndeshja e parë, Barcelona u shpërbë pas një humbje 4-0 në ndeshjen e dytë në Anfield Road.

“Nëse e sheh atë gol në një ndeshje 14 apo 15 vjeçarësh, do të thuash që ‘kalamajtë po flejnë, nuk kanë mentalitet futbolli, duhet të mësojnë bazat e lojës”, tha Murinjo për beIN SPORTS. “Por këtu po flasim për futbollistët më të mirë në botë dhe të lejosh atë gol tregon shumë për gjendjen aktuale mendore. Në pushim të ndeshjes thashë se nëse Liverpuli do shënonte dhe një gol, atëherë do të bëhej shumë e vështirë për ta përballuar. Por Barcelona ka disa prej lojtarëve më të mirë në botë. Eshtë habitati I tyre natyror që të luajnë në ato nivele. Për mua është shumë e vështirë të shpjegohet. Jam kurioz të di se si do ta hspjegojë këtë që ndodhi Valverde, që erdhi në Anfield me tre gola avantazh”. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button