Sport

Pse i qortoi Leo Messi 90 mijë tifozët e Camp Nou-t?

Barcelona fitoi me rezultat 3-0 ndaj Liverpoolit në ndeshjen e parë të gjysmëfinales, por përkundë këtij suksesi në Ligën e Kampionëve, tifozëve të ekipit spanjoll ka diçka që i pengon.

Ashtu si në ndeshjen ndaj Manchester Unitedit në Camp Nou dhe këtë ndaj Reds, tifozët fishkëllyen gjatë gjithë kohës Philippe Coutinhos, duke treguar se janë të pakënaqur me brazilianin dhe duan largimin e tij.

Lionel Messi në këtë ndeshjes shënoi dy gola dhe festimet e golave vendosi t’i shndërroi në kërkesë për tifozët. Ai i kërkoi të ndalin fishkëllimat dhe të gjithë së bashku të përkrahin ekipin, dhe këtë e shpjegoi pas ndeshjes.

“Fishkëllimat në Coutinhon? Jemi në një moment të rëndësishëm, duhet të jemi të bashkuar, ashtu siç ishim në fillim sezoni. Nuk është momenti të kritikojmë askënd, duhet të jemi të bashkuar”.

Vlen të theksohet se braziliani u zëvendësua në minutën e 60-të, normalisht i jo i lumtur nga sjella e tifozëve. /Telegrafi/

Leave a Reply

Back to top button