Psikologji

Mjaft i dhe rëndësi atij që nuk të sheh si prioritet

Dy njerëz janë të prirur të krijojnë një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të shëndetshme. Por vetëm nëse ju jeni të lidhur me të vërtetë, përndryshe gjëja më e mirë për të dy është të largoheni.

Mund të jetë shumë e vështirë të ndaheni nga dikush që ju pëlqen shumë, veçanërisht nëse keni ndarë tashmë ëndrrat, dëshirat dhe kohën e bashkëjetesës.

Është një ndjenjë vuajtjeje e papërshkrueshme. Por nëse ai person nga e cili e keni të vështirë të largoheni, nuk e vret mendjen që t’ju ketë ju si prioritet në jetën e tij, ju vetëm po harxhoni kohën dhe energjinë tuaj në diçka që nuk do të sjellë ndonjë avantazh në të ardhmen.

Besoni në këtë gjë, përpjekja e madhe për të rrezikuar gjithçka në botën tuaj për të qëndruar pranë tij, nuk është e vlefshme nëse nuk i bëhet vonë, nëse ju jeni afër apo jo. Në fakt, kështu ju do të shkurtoni lidhjen emocionale me atë person, njëherë e përgjithmonë.

Dhe përsëri, po, do të jetë një përvojë e dhimbshme, ndoshta një nga më të dhimbshmet e jetës suaj, por sapo ta bëni këtë, filloni të përfytyroni atë që po ndodh vërtet. Ju keni qenë lidhur në diçka që nuk ju ka bërë mirë, nuk ju ka ndihmuar të rriteni, nuk ju ka lejuar të buzëqeshni me sinqeritet.

Ndaj mos hezitoni më. Nëse po prisnit një sinjal për t’u çliruar nga një marrëdhënie ku mendoni se nuk jeni e rëndësishme, atëherë ky është sinjali. Mjaft u shqetësuat për dikë, që nuk do t’ia dijë për ju.

Mos i jepni përparësi njerëzve që nuk shqetësohen për të pyetur se si ndiheni. Ndaluni tani! Ju jeni të mrekullueshme, ju jeni energji e pastër dhe mund të merrni shumë më tepër. Mos u jepni kohë njerëzve të gabuar.

Ju jeni i vetmi person që mund t’ju shpëtojë, i vetmi që vendos se cila është më e mira dhe ajo që meritoni. Energjia që ndani çdo ditë duhet të jetë e njëjta energji që merrni në këmbim. / MeB

 

Leave a Reply

Back to top button