Zodiak Ditor

HOROSKOPI I PAOLO FOX, për ditën e enjte 10 JANAR 2019

DASHI

Ka njerëz që ju duan dhe ju bëjnë të punoni më mirë. Ju mund të vendosni t’i propozoni dikujt që t’ju mbrojë pa hezitim. Zgjidhje pozitive në dashuri deri në fund të janarit. Shikoni brenda zemrës suaj, diçka do të ndodhë në fundjavë.

DEMI

E enjtja dhe e premtja janë ditët e qëllimeve të mira dhe mendimeve pozitive, edhe pse dikush mund të mos jetë plotësisht i kënaqur, pasi ende i duhet të balancojë llogaritë. Nga kjo pikëpamje, viti 2019 do të jetë më i mirë se viti 2018. Nisja e projekteve tuaja është planifikuar për në pranverë.

BINJAKET

Kur jeni të zemëruar mund të bëheni shumë jorespektues, dhe në këto momente jeni, po jetoni një gjendje acarimi të brendshëm. Prandaj tregohuni të matur në marrëdhëniet shoqërore dhe në dashuri, situata është kaotike. Mirë është të mos mbani rrotull persona që jua ndërlikojnë jetën, mund t’ju acarojnë më shumë.

GAFORRJA

E ardhmja është më rozë, në krahasim me kohët e fundit plot pengesa. Pas një momenti reflektimi dhe ndonjë zgjedhjeje, jeni pak më të qetë, por ndokush është ende i penguar në punë dhe në dashuri. Bëhet fjalë për një fazë tranzicioni që paraqet ndonjë konflikt, praktikisht ju duhet ende të vendosni për disa situata të caktuara.

LUANI

Nëse keni një ide, është koha për ta rrokur atë dhe për t’u angazhuar, veçanërisht për ata që kanë biznesin e tyre. Kuadri yjor është i favorshëm në këto ditë dhe do të jetë edhe më shumë gjatë 2019. Fundjava do të sjellë këshilla në dashuri. Disa konfirmime kanë ardhur tashmë për dikë dhe të tjerët do të vijnë në të ardhmen tuaj, në sajë të aftësive tuaja.

VIRGJERESHA

Ju jeni të mbingarkuar me gjëra që duhen bërë dhe situata mund t’ju fusë në konfuzion. Ju duhet domosdoshmërisht të menaxhoni gjithçka me një planifikim të kujdesshëm. Një marrëdhënie jashtë kontrollit mund të krijojë probleme dhe të kthejë mosbesimin dhe disa dyshime. Një dashuri në distancë mund të shkaktojë një shkëputje jo vetëm fizike por edhe psikologjike, këto janë ditë me të vërtetë të rënda.

PESHORJA

E enjtja dhe e premtja janë ditë që zgjerojnë hapësirën e veprimit për ju, që shpesh ndikoheni nga rrethanat. Bëni kujdes në biznes, edhe pse gjërat po ju shkojnë mirë, mos guxoni shumë. Në dashuri nëse keni për të sqaruar, më mirë bëjeni para fundjavës që do jetë mjaftueshëm e rëndë. Nga natyra jeni të ekuilibruar dhe të fortë, e megjithatë dikush po humb qetësinë.

AKREPI

E enjtja dhe e premtja janë ditë të rëndësishme dhe duhet të shoqërohen me pozitivitet. E kaluara duhet të harrohet në pjesën e vet negative, nëse e tashmja sjell situata konfliktuale duhet t’i eleminoni. Eshtë momenti kur nuk duhet të bëni gabime, duhet qetësi dhe durim mbi të gjitha në marrëdhënien me të tjerët.

SHIGJETARI

Pavarësisht se është një periudhë e fuqisë së madhe, ju presin dy ditë, ku sfera e veprimit është e kufizuar për ju, por do të jetë e përkohshme. Dikush është i zemëruar për një avari apo vonesë. Fundjava do të jetë e mbrojtur. Në dashuri shkojnë mirë gjërat për ata që kërkojnë një partner ose për ata që duan të konfirmojnë një marrëdhënie. Në një histori të gjatë, ju mund të gjeni veten të shpërqëndruar nga dikush tjetër.

BRICJAPI

Ju jeni persona që nuk e ekspozoni veten dhe mbani gjithçka brenda nëse nuk jeni të bindur për atë që ndjeni. Kur jeni, megjithatë, nuk humbisni në lojëra fjalësh. A keni vendosur të flisni dhe të veproni? Më mirë ta bëni të premten, gjatë fundjavës do të ndiheni pak të lodhur.

UJORI

Eshtë momenti të kapërceni problemet familjare apo personale që kanë lindur në muajt e fundit. Duhet të shihni përpara për të krijuar një të ardhme më të mirë. Ndryshimet kanë ndodhur apo po ndodhin, po fillon t’ju mungojë një person i dashur në familje. Për fundjavën parashikohet një rekuperim i përgjithshëm.

PESHQIT

Perceptimi juaj i realitetit rritet falë Hënës në shenjën tuaj. Kjo ju ndihmon nëse doni të zgjidhni ndonjë situatë, por mund t’ju çojë edhe drejt ndonjë përplasjeje. Të enjten dhe të premten mund të ringjallni një histori, nëse keni diçka për të thënë, duhet ta bëni. Kujdes nga shfaqjet e xhelozisë që bazohen në hipoteza.

/ një mendje e bukur

Leave a Reply

Back to top button