Horizonti.al

Ekzorcizmi i Nënë Terezës

Në vitin 2001, kryepeshkopi i Kalkutës bëri një njoftim befasues. Muaj para se të vdiste më 1997, Nënë Tereza, i ishte nënshtruar një seance ekzorcizmi. Në vitin 1996, kryepeshkopi Henri D’Souza, e kishte vizituar bamirësen e madhe në spital. Murgesha 87-vjeçare, ishte një mikeshë e ngushtë për të, dhe ai u shqetësua seriozisht me sjelljen e saj të çuditshme.

Nënë Tereza ishte në ankth dhe dukej e lodhur. Edhe natën e dytë që e vizitoi, ajo vazhdoi me sjelljen e saj të çuditshme. I shqetësuar se frymërat e liga dhe ndoshta vetë Djalli po sulmonte murgeshën e dobësuar nga sëmundja, kryepeshkopi sugjeroi një ekzorcizëm. Sipas tij, edhe vetë Nënë Tereza ra dakord për këtë.

Ekzorcizmi zgjati gjysmë ore, dhe përbëhej vetëm nga lutja. Më pas, Nënë Tereza fjeti qetësisht. Deri në vitin 2001, murgesha e vdekur ishte në rrugën e duhur për t’u bërë shenjtore. Prifti që kishte kryer ekzorcizmin, tha se qindra shenjtorë i ishin nënshtruar kësaj procedure. Rasti i saj u përfshi në një hetim prej 35.000 faqesh mbi jetën e saj, që iu dorëzua Papa Gjon Palit II. Në vitin 2016, Papa Françesku shpalli Nënë Terezën shenjtore. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button