Zodiak Ditor

HOROSKOPI I PAOLO FOX për ditën e enjte, 20 DHJETOR 2018

DASHI

E enjtja, e premtja dhe e shtuna do jenë tre ditë me pak acarim. Dikush duhet të përballet me kurajë edhe me disa vështirësi. Këshilla është që të organizoheni mirë për të shmangur vonesat. Nga fundjava do nisë një fazë rekuperimi. Në dashuri ka patur konflikte, sidomos në muajin nëntor dhe tani është momenti të kuptoni më mirë situatën. Do ketë ende ndonjë mosmarrëveshje të hapur.

DEMI

Interesante pjea e dytë e fundjavës. Marsi është pozitiv dhe nga e premtja do jetë në favorin tuaj edhe Dielli. Mund të filloni të shpresoni në një të ardhme të mirë. E diela do jetë ditë shumë intensive për dashurinë dhe marrëdhëniet sociale. Festimet, sidomos ato të Krishtlindjeve, do të sjellin dëshirë për të dashur dhe energji. Përqëndrohuni tek risitë që do të bëhen një zakon.

BINJAKET

Hëna do hyjë në shenjën e Binjakëve dhe mes të enjtes dhe të shtunës do ketë yje interesante. Mund të ketë një emocion të bukur me dikë të shenjës së Demit dhe Gaforres. Në dashuri, nëse duhet të rekuperoni, duhet të thoni gjithçka që mendoni dhe të veproni derin ë janar. Do ketë ndonjë konflikt në punë me shefin apo me një ortak. Duhet të rinovoni një marrëveshje.

GAFORRJA

Pjesa e dytë e javës i dedikohet dashurisë dhe kjo ju bën të lumtur, sepse jetoni me emocione dhe pasione. E diela mund të jetë dita e duhur për të dashur. PRagu i Krishtlindjeve do të forcohet prej Hënës në shenjë. Do ketë një kalim të rëndësishëm mes të tashmes dhe të ardhmes, por dikush mund të jetë i pavendosur mes dy historive. Nëse keni patur ndonjë problem në dashuri, përpiquni të gjeni një zgjidhje.

LUANI

Viti i ri pritet të vijë dhe do jetë pozitiv. Një dritë e fortë do të ndriçojë pikat në hije të jetës suaj. Mund të ndodhë gjithçka, sidomos në muajt e ardhshëm. Shumë do të mbyllin disa situata që nuk do jenë më të vlefshme. Fundjava do jetë e rëndësishme dhe Krishtlindjet interesante. Nëse jeni vetëm apo të ndarë, përfitoni nga takime të reja.

VIRGJERESHA:

Ju jeni në një periudhë të forcës dhe për këtë arsye do të jeni në gjendje të rregulloni situata të ndryshme. Nga sonte deri të shtunën, megjithatë, do të duhet t’i kushtoni vëmendje një gjendjeje të re agjitimi që mund të kthehet në ditët e ardhshme. Mundohuni të kushtoni vetes pak relaks, edhe në funksion të Krishtlindjeve. Deri të shtunën shmangni debatet e panevojshme. Ditë e dobishme për marrëdhëniet e punës.

PESHORJA

Nuk është e lehtë për të gjetur ekilibrin e nevojshëm për të jetuar qetë. Shumë janë duke u munduar jo pak. Kjo është gjithashtu një shenjë e familjes dhe martesës, por tani këto situata të ekuilibrit dhe harmonisë nuk janë të pranishme. Dikush mund të përjetojë momente të pafavorshme. Të dielën do të jetë mirë të jeni të kujdesshëm. Ndryshimet duhet të bëhen në pranverën e vitit 2019.

AKREPI

Pjesa e dytë e javës do jetë interesante, me Krishtlindjet që parashikohen të rëndësishme. Mes të dielës dhe të hënës dikush do të zbulojë vlerën e familjes dhe dashurisë. Marrëdhëniet e lindura në këtë periudhë janë të dobishme për të rivendosur një farë ekuilibri sa i përket ndjenjave. Një takim i ri mund të shërojë plagë të së shkuarës. Kush ia vë fajin fatit për takime të palumtura duhet të mendohet mirë.

SHIGJETARI

Kjo që po jetoni është një periudhë e veçantë, e karakterizuar nga një stres i fortë, por edhe nga projekte në pritje të vitit të ri që po vjen. Hëna është kundër dhe do të ketë ndonjë tension, por do jetë pozitive, sepse për të arritur rezultate duhet të përballeni me vështirësi dhe t’i kapërceni. Jupiteri do vazhdojë tranzitin në shenjë edhe në 2019 dhe do të tregojë rrugën që duhet të ndiqni.

BRICJAPI:

Mund të shfaqen disa probleme në shpinë ose qafë këto ditë, në ato që janë pikat e dobëta të shenjës. Megjithatë, ato nuk do të jenë probleme të pakalueshme. Rimëkëmbje në dashuri, me ditë intriguese rreth Krishtlindjeve. Në nëntor pati tensione dhe gjithashtu mund të ketë një afrim me dikë. Kush ka një histori duhet të punojë shumë që të lidhet pozitivisht me partnerin. Edhe ata që janë vetëm mund të shpresojnë për disa lajme.

UJORI:

Emocion i bukur vjen në këto ditë, mund të gjeni pak qetësi. Shumë prej jush u është dashur që të gjeni forcën për të ecur përpara pas një ngjarjeje të papritur. Këshilla që duhet ndjekur sidomos në fundjavë është pajtimi me dikë që në ditët e fundit ka krijuar disa probleme.

PESHQIT:

Prej kohësh përpiqeni që të zhvilloni jetën tuaj në mënyrë të ndryshme. Dikush ka ndryshuar tashmë nëse është ndarë apo ka vendosur të ndryshojë ndonjë rrugëtim personal. Nuk është e kollajtë të përballeni me gjithçka që po jetoni. Tani keni nevojë për pak dashuri nga ana e familjes. Do të donit të kishit më shumë mbështetje.

/ një mendje e bukur

Leave a Reply

Back to top button