Zodiak

HOROSKOPI I PAOLO FOX, e diel 16 DHJETOR 2018

DASHI

Hëna që kalon tranzit në shenjën tuaj sjell shumë energji, që mund të nënkuptojë stimuj domethënës ndaj atyre që duhet të japin shpjegime, të cilët vonojnë. E thënë thjesht, në këtë periudhë nëse dashuria nuk ecën, duhet të përpiqeni të kuptoni arsyet. 2019 do të nisë në mënyrë shumë interesante, mbi të gjitha në sferën sentimentale, dhe është e natyrshme që kush është i pavendosur, të arsyetojë në mënyrë të logjikshme dhe pak drastike.

DEMI:

Kjo e diel sjell klimën dhe aromën e Krishtlindjeve! Nga ana tjetër, shenja juaj është një nga ato që shijojnë më mirë kënaqësitë e jetës dhe të ngrënit mirë. Nga këndvështrimi sentimental, megjithatë, në dhjetor nuk ka lajme të veçanta. Kjo nuk do të thotë që ata që kanë një marrëdhënie të fortë duhet të heqin dorë, por mund të vijnë tensione. Pra, para festave, është e këshillueshme që të vendosni dorën në zemër dhe të rikuperoni stabilitetin, përndryshe ju mund të përjetoni fërkime, madje edhe në mjedisin familjar. Kini kujdes të mos shpenzoni shumë para gjatë kësaj periudhe.

BINJAKET:

Ajo që deri kohët e fundit nuk ka qenë e mundur të thuhet, tani do të ekspozohet në mënyrë të shkëlqyer! Kjo e diel sjell këshilla, edhe pse për disa kohë mund të jeni në mosmarrëveshje me dikë. Në punë, mbrojtjet e mëdha dështojnë dhe nëse mund të vazhdoni përpara, kjo është falë vetes tuaj. Nëse nuk jeni të kënaqur, tashmë po mendoni të ndryshoni ose keni lëvizur për një ndryshim që do të realizohet në muajt e ardhshëm. Deri në pranverën e vitit 2019 mund të vijë një tjetër ndryshim, si ai që keni përballur verën e kaluar. Nëse gjërat lëvizin ngadalë tani, nuk ka nevojë të acaroheni. Kjo e diel sjell relaksim dhe dialog të dobishëm, në çifte dhe në familje.

GAFORRJA:

Parasëgjithash, këtë të diel duhet të shmangni zemërimin, duke kujtuar se stomaku është gjithmonë pika juaj e dobët. Kohët e fundit marrëdhëniet nuk ndihmojnë dhe ju ndodh shpesh të takoni njerëz që ju zemërojnë: përpiquni t’i mbani larg vetes. Ky është një horoskop acarimi dhe ngadalësimi, jo sepse mungojnë shanset, por mungon një shtysë për të bërë zgjedhje të rëndësishme. Kush ka mbetur mes dy historive ka ende dyshime, kush jeton një marrëdhënie domethënëse duhet të marrë vendime të reja. Dikush ka lënë pezull dashurinë, sepse vjen nga momente paqartësie.

LUANI:

E sotmja do të jetë dita e së vërtetës për shumë marrëdhënie. Nëse ka probleme të vogla, tani është më mirë të përballeni dhe jo të shtyni gjërat. Nëse, nga ana tjetër, vetëm doni të provoni dhe të rikuperoni një marrëdhënie që është zvarritur në kohët e fundit, kjo është e diela ideale për ta bërë këtë. Dhjetori sigurisht nuk është një muaj i rëndësishëm për ndjenjat, por gjërat mund të përmirësohen në janar. Shmangni prishjen e një marrëdhënieje që mund të ketë një të ardhme. Nëse, nga ana tjetër, jeni të sigurt se dëshironi të ndalni një histori që nuk funksionon, atëherë do të ishte më mirë ta bënit tani.

VIRGJERESHA:

Në fund opozita e Hënës do të pushojë se në ditët e fundit ka gjeneruar shumë polemika. Ju jeni shumë të zënë duke i vënë llogaritë tuaja në rregull. Nëse keni biznesin tuaj, tani po përpiqeni të zgjidhni llogaritë dhe dikush gjithashtu do të duhet të shtrëngojë rripin në këtë kohë jo shumë të lumtur. Mund të ketë disa tensione me Shigjetarin dhe Binjakët. Me një person të Akrepit mund të lindë një tërheqje e veçantë.

PESHORJA:

Që në orët e para të mëngjesit mund të keni një lodhje të lehtë psikofizike. Dikush mund të ndjejë lodhje edhe pas një gjumi të gjatë. Ja pra përse, të dielën, mbi të gjitha për ata që punojnë apo udhëtojnë, mund të keni pak më shumë lodhje se zakonisht. Lejojini vetes pak relaks dhe rrethohuni nga njerëz që doni. Në këto përpiquni të qartësoni atë që doni vërtetë.

AKREPI:

Yjet këtë diel janë vërtetë të rëndësishëm. Venusi kalon në shenjën tuaj dhe për disa prej jush mund të keni të reja që u përkasin çështjeve ekonomike. Kush ka një aktivitet ekonomik tani mund të mos ketë ndonjë kënaqësi, ndërkohë që ata që kanë qenë keq në nivel fizik mund të fillojnë të shohin dritën. Nëse duhet të bëni investime ekonomike, do jetë e rëndësishme të konsultoheni me ndonjë ekspert para se t’i hyni një aventure.

SHIGJETARI:

Kjo e diel sjell emocione të reja dhe ju jep shtysë të lini mënjanë ndjesi të pakënaqshme. Tani për tani, gjëja më e mirë do të ishte të gjeni stimuj të rinj në dashuri, duke marrë parasysh edhe praninë si të Diellit, edhe të Mërkurit në shenjën tuaj. Kjo gjë ushqen dëshirën për aventurë, dëshirën për të bërë dhe menaxhuar jetën tuaj në mënyrë të re. Propozimet e reja që pritet të vijnë nuk duhet të nënvlerësohen. Rikthehet pasioni në dashuri.

BRICJAPI:

Në këtë periudhë, emocionet janë vënë në provë. Deri në pranverë, mund të arrihet një punë e re. Ju pëlqen të menaxhoni gjërat tuaja në mënyrë të pavarur, por duhet të jeni të kujdesshëm që të mos bëni gabime të së kaluarës, duke injoruar këshillat e njerëzve të tjerë. Lajme të bukura në derë për ata që drejtojnë biznesin e tyre, mund të jetë një ndryshim në program ose një përmirësim i përgjithshëm i gjendjes suaj. E diela e përshtatshme për ndjenjat, të paktën për të folur për këtë. Dikush po gjen dëshirën për të dashur!

UJORI:

Është e diela ku vitaliteti juaj proverbial arrin kulmin e vet, në sajë të pamjes së shkëlqyer të Merkurit, Diellit, Marsit dhe Jupiterit! Do ketë kthim të energjisë, dëshirë për liri, entuziazëm dhe frymëzim krijues: të gjitha tiparet dalluese të shenjës suaj, me shpirtin e eksploruesit. Në dashuri, nëse disa përgjigje nuk arrijnë, është më mirë të qëndroni të qetë dhe të jeni të duruar. Nëse jetoni një histori komplekse, duhet të prisni deri në fund të dhjetorit ose janarit. Nëse jeni vetëm, filloni të shikoni më shumë me kujdes përreth.

PESHQIT:

Kjo e diel ju fton të analizoni me kujdes situatën tuaj financiare, duke qenë se kohët e fundit keni shpenzuar shumë dhe do ju duhen në ditët në vijim, për një pushim apo për të ndrequr një situatë familjare. Dikush pret një transferim. Tani është themelore të rigjehet harmonia në brendësi të marrëdhënies në çift. Kjo vlen si për ata që po përjetojnë një krizë, si për ata që kanë rënë thellësisht në dashuri. Viti 2019 do të sjellë pikëpyetje të reja.

/ një mendje e bukur

Leave a Reply

Back to top button