Psikologji

7 mënyra të thjeshta për të larguar stresin që të gjithë duhet t’i praktikojmë

1.Largoni veset e këqija
Nëse vesi juaj i keq është dehja, pirja e duhanit apo të ushqyerit me ushqim të keq (apo kombinim i të gjithave nga pak), sa më herët të kuptoni situatën dhe t’i largoni këto vese, aq më shpejt trupi juaj do të tregojë shenja çlirimi dhe kështu do të bjerë edhe niveli i stresit.

2.Qëndroni të përqendruar
Njerëzit që mësojnë si të përballen me stresin, e kanë zbuluar se mënyra e thjeshtë se si të jenë në gjendje për të ditur çfarë duhet bërë, është të përgatisin listën e gjërave që duhet të bëjmë çdo ditë. Kjo ju ndihmon kundër mungesës së përqendrimit që keni përjetuar së fundmi dhe i lejon mendjes suaj të pushojë duke çliruar stresin.

3.Dekoroni dhomën me livando
Kjo barishte ka një aromë që qetëson zemrën dhe ul presionin e gjakut po ashtu, e të dyja këto mund të ndihmojnë për t’u relaksuar, madje edhe të bëni gjumë të qetë. Vendosni livando të thatë në një vazo afër shtratit dhe keni për t’i ndjerë efektet pozitive të saj.

4.Bëni masazh
Masazhin ju duhet ta praktikoni më shpesh në shtëpi. Kur jeni vetëm dhe në tension, masazhi në qafë ju qetëson shumë. Jo të gjitha fërkimet janë të baraspeshuara. Ky tip i masazhit përfshin qetësinë, goditjet e lehta, të cilat mund të përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe ju qetësojnë. Po ashtu mund të provoni masazhin aroma-terapi, ku tarapeuti përdor vajin esencial gjatë trajtimit.

5.Pini çaj kamomili
Hulumtuesit tregojnë se një nga komponentët në këtë çaj verbal është i njëjtë me receptorët e trurit dhe ka efektin e njëjtë sikurse të barit valium, që do të thotë se çaji reagon si qetësues i mendjes. Përbërësit e kamomilit po ashtu reduktojnë dhe ndihmojnë kundër ankthit.

6.Bëni sauna
Nëse shkoni në palestër dhe nëse aty ka një sauna apo një dhomë avulli, përdoreni atë. Kur trupi juaj nxehet, tensioni i muskujve dhe stresi bien. Po ashtu, ngrohtësia përreth çon në një ndryshim të qarkut nervor që përmirëson gjendjen mendore.

7.Mendoni pozitivisht
Uluni, relaksohuni dhe fokusoni tërë energjinë e mendjes në atë çka është duke ndodhur në jetën tuaj. Ndoshta mendoni se e tërë bota është kundër jush, por ndoshta ka edhe shumë gjëra të mira që po ju ndodhin në jetë, tek të cilat mund të përqendroheni e kështu të largoni mendimet negative stresuese. Energjia pozitive mund t’ju shërojë në shumë aspekte, kështu që mësoni si ta përdorni atë. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button