Home»Zodiak»Si do të nisë java juaj? Horoskopi për sot, e hënë 12 nëntor 2018

Si do të nisë java juaj? Horoskopi për sot, e hënë 12 nëntor 2018

Dashi

Duhet të jeni më të hapur për të provuar gjëra të reja sot pasi vetëm kështu jeta juaj do marrë një drejtim edhe më të bukur. Nëse jeni në një lidhje do e ndryshoni tërësisht sjelljen me partnerin tuaj dhe gjerat mes jush do ecin më mirë. Do jeni më të kthjellët e më të logjikshëm me gjithçka. Ju beqaret do keni shumë sukses në dashuri dhe do e harroni mërzitjen e së shkuarës. Në punë ka mundësi që me pak përpjekje të arrini atë që keni dëshiruar. Mos u ndalni që me vështirësinë e pare që do ju dalë. Në planin financiar ka rrezik të përballeni me disa probleme të vogla, por që do ju mërzitin disi. Mirë është që të merrni sa më shpejt masa.

Demi

Yjet do ju bëjnë më të pasigurt sot dhe nga ana tjetër do e keni më të vështirë t’i shprehni ato që do ndieni. Nëse jeni në një lidhje do ndani aktivitete të përbashkëta me partnerin dhe kjo do ju afrojë akoma më shumë. Me qetësi dhe këmbëngulje do ja dilni mbanë me sukses. Ju beqarët do keni shumë pretendentë sot dhe do ju rritet goxha mendja. Kujdes sepse edhe mund të gaboni. Sipas Dritare.net, në punë nuk do keni shumë besim tek vetja dhe ka mundësi të mos i arrini ato që doni. Nuk do i dëgjoni as këshillat e kolegëve. Buxheti nuk do jetë i keq nëse arrini të shpenzoni me limit.

Binjakët

Për çdo hap që do hidhni duhet të reflektoni disa herë sot pasi vetëm kështu do shmangni problemet e vështirësitë. Nëse jeni në një lidhje do jeni tej mase xhelozë për partnerin tuaj dhe situata në shumë momente mund t’iu dalë jashtë kontrollit. Do e bëni tjetrin të ndihet keq, por as vete nuk do jeni të qetë. Ju beqarët do vazhdoni të mbeteni vetëm edhe gjatë kësaj dite dhe nuk do bëni asnjë përpjekje për ta ndryshuar situatën. Në planin profesional do privilegjoheni gjithë kohës. Do keni edhe arritje dhe mund t’iu behet edhe një propozim për rritje në detyrë. Në planin financiar fati do jetë me ju dhe situata do ketë goxha përmirësime.

Gaforrja

Sot do i kushtoni më shumë rëndësi shoqërisë dhe ka mundësi të mos keni kohë për gjërat e tjera. Ju të dashuruarit nuk do keni një ditë perfekte dhe të mbushur me emocione, megjithatë gjërat do ecin në rregull dhe nuk do hasni probleme serioze. Dëgjojini me kujdes këshillat e më të mëdhenjve. Ju beqarët do keni nevojë të josheni nga të tjerët edhe pse në fakt nuk do ndiheni gati të pranoni ftesa. Kujdes sepse disa mund të mërziten dhe nuk do keni më mundësi t’i afroni. Në punë jo se nuk do jeni të zotët, por zënkat me kolegët do ua prishin humorin dhe dëshirën për të ecur përpara. Në planin financiar do ketë disa përmirësime të vogla.

Luani

Vështirësitë më të mëdha gjatë kësaj dite do vijnë nga fakti se nuk do merrni dot vendimet e duhura. Shpesh do ndiheni edhe të lëshuar plotësisht. Për ju të dashuruarit edhe pse tundimi në disa momente do jetë shumë i fortë, ju sërish do arrini t’i qëndroni besnikë atij që keni në krah. Emocionet dhe kënaqësitë kanë për të qenë shumë të forta. Ju beqaret do keni disa takime mbresëlënëse të cilat do ua ndryshoje jetën përgjithmonë dhe do ju rikthejnë buzëqeshjen e munguar. Në punë do i konkretizoni të gjitha planet dhe do jeni të qetë. Buxheti do jetë delikat sepse do shpenzoni pa menduar për të qetësuar ankthin.

Virgjëresha

Gjërat në përgjithësi do ju ecin mirë gjatë kësaj dite. Vetëm nëse bëni ndonjë gafë të tepruar gjërat mund të marrin tatëpjetën. Nëse jeni në një lidhje marrëdhënia do forcohet akoma më shumë. Do i konkretizoni disa nga ëndrrat më të mëdha dhe do ndiheni të plotësuar. Zemra ka për t’iu rrahur akoma dhe më fort. Ju beqarët do jeni me shumë fat gjithashtu dhe do e gjeni personin që keni kërkuar prej kohësh. Në punë duhet thjesht të mos nxitoheni e të tregoheni më të duruar që të arrini atje ku dëshironi. Asgjë nuk do jetë e pamundur. Në planin financiar do e rruani përherë kontrollin dhe nuk do keni vështirësi.

Peshorja

Sot do jeni më të sigurt në vetvete  dhe kjo gjë do ju ndihmojë të ndiheni gati për t’u përballur me çdo lloj sfide profesionale. Nëse jeni në një lidhje partneri do ju qëndrojë gjithë kohës pranë, do ju ledhatojë, do ju dashurojë dhe do ju bëjë të ndiheni më të përkëdhelurit në botë. Ju beqarët më mirë lërjani gjërat rastësisë dhe keni për të pasur më shumë fat. Në punë mos lejoni t’iu bëhet asnjë padrejtësi dhe mos u ndalni para asgjëje. Ju keni cilësi të vyera dhe mund të arrini gjithçka. Sipas Dritare.net, buxheti do jetë më i mirë, por ju sërish do dini si ta menaxhoni gjendjen që të mos keni vështirësi.

Akrepi

Do shkëlqeni pafund gjatë kësaj dite dhe çdo gjë do ju ecë ashtu si e kishit menduar. Saturni do ju bëjë edhe më të mençur dhe më reflektues. Nëse keni një lidhje do flisni më hapur me partnerin dhe do ja shprehni atij dëshirat që keni. Ai do mundohet t’ua bëjë qejfin sa më shumë. Ju beqarët do keni njohje vërtet shumë të veçanta dhe jeta mund t’iu ecë në atë drejtim që keni ëndërruar aq shumë. Në punë nuk do i arrini dot të gjitha objektivat që i kishit vënë vetes dhe mund të mërziteni. Pranojeni mbështetjen e miqve. Buxheti do jetë i jashtëzakonshëm kështu që mos u mërzitni aspak.

Shigjetari

Sot do jeni shumë të paqëndrueshëm në mendime dhe nuk do i dalloni dot qartë të vërtetat nga gabimet. Në disa momente do jeni me humor të keq. Nëse jeta juaj ne çift është e trishtë dhe i mungon emocioni duhet të bëni të pamundurën që ta ndryshoni situatën. Po i latë gjerat pas dore mund të keni probleme serioze më pas. Nëse jeni beqarë do preferoni aventurat kalimtare sot dhe nuk do ndiheni gati të filloni lidhje të qëndrueshme. Në punë do i bëni të gjitha përpjekjet për ta për t’i kaluar pengesat dhe do ja dilni. Yjet do bëhen bashkë dhe do ju ndihmojnë gjithë kohës me financat.

Bricjapi

Do jeni shumë të trazuar gjatë kësaj dite dhe shpesh nuk do dini nga t’ia mbani. Për disa çështje do ngrini edhe pikëpyetje të shumta. Gjithsesi do keni kurajën të përballeni me çdo gjë. Gjatë ditës nuk do keni probleme në jetën tuaj në çift, por në mbrëmje, ndjeshmëria juaj e tepërt lidhur me një temë delikate mund të nxitë tension. Ju beqarët edhe sikur të njihni persona me të vërtetë interesante nuk duhet të nxitoheni për të hedhur hapa. Çdo gjë duhet të ndodhe në kohën e vet. Në punë do jetë periudhë konfuzë dhe shpesh do gjendeni nëpër udhëkryqe. Në planin financiar do jeni energjike dhe do luftoni fort për ta mbajtur situatën nën kontroll.

Ujori

Disa nga vendimet tuaja nuk do jenë shumë të mira sot. Tregohuni disi më të duruar dhe prisni pak sa t’iu ndriçohen plotësisht idetë. Nëse keni një lidhje duhet të tregoheni më të gatshëm për të bashkëpunuar me partnerin tuaj dhe për t’iu gjetur përgjigje të gjitha pyetjeve që keni pasur. pasditja do jetë shumë më aktive. Nëse jeni në një lidhje sot do jetë dita e zgjedhjeve të rëndësishme. Afroni edhe personat që në pamje duken të ndryshëm sepse edhe me ta mund të filloni lidhje emocionuese. Në punë po nuk reflektuat mirë do bëni gabime të mëdha. Në planin financiar do jeni shumë të qartë dhe nuk do gaboni.

Peshqit

Ditë e jashtëzakonshme do jetë kjo e sotmja për të gjithë. Juve që jeni në një lidhje do i keni planetët aleate shumë të forte dhe emocionet kanë për të qenë super të forta me kalimin e orëve. Ju beqarët duhet t’i bëni sytë katër gjatë gjithë kohës pasi personi ideal do shfaqet kur më pak do e prisni. Qielli do hapet dhe dielli do ndriçojë edhe më tepër.  Në punë mos mendoni se nuk ja dilni dot dhe mos u dorëzoni pa lëvizur njëherë gurët që keni në dorë. Me shpenzimet tregohuni të matur nëse nuk doni të gjendeni në situata të vështira. Po e kaluat ditën sot pa probleme e nesërmja do jetë akoma dhe më e mirë. /dritare.net

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *