Zodiak

Si do të jetë e premtja juaj? Horoskopi për sot, 26 tetor 2018

Dashi

Hëna do jetë planeti më i begatë gjatë kësaj dite që do ju sjellë rehati dhe do ju nxitë të keni më tepër besim tek vetja. Buzëqeshja do ju shoqërojë gjithë ditën. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj me partnerin do bazohet tek sinqeriteti. Çdo partner do respektojë personalitetin e tjetrit, duke lënë pas dore nocionin e çiftit tradicional. Për ju beqarët dashuria do jetë një çështje e rëndësishme, por sigurisht që vjen pas suksesit profesional dhe krijimit të të gjitha kushteve të nevojshme. Në punë, me Diellin në krah, keni për të kaluar çdo lloj sfide dhe do mund të merrni çdo gjë që kërkoni. Financat priten të jenë të mira, por gjithsesi bëni kujdes me shpenzimet.

Demi

Shpirti juaj i konkurrencës do nxitet edhe më shumë nga planetët sot. Do doni të jeni kampionët në çdo gjë dhe ndonjëherë mund të bëni gabime. Për ju të dashuruarit, lidhja me partnerin pritet të forcohet edhe më tepër, por në disa momente karakteri juaj pasionant mund të dalë jashtë kontrollit dhe mund të nxitë dyshime tek ai. Sipas Dritare.net, nëse jeni vetëm do keni një dëshirë shumë të madhe të bini në dashuri. Kujdes, nëse tërhiqeni së tepërmi nga dikush qe nuk është i lire, mos hidhni asnjë hap më tej sepse do vuani gjatë. Në punë duhet të keni më shumë guxim dhe të provoni edhe gjëra për të cilat mund të mos jeni plotësisht të bindur. Edhe po nuk ja dolët nuk ka asgjë katastrofike. Financat do kenë probleme prandaj duhet bërë shumë kujdes.

Binjakët

Gjatë kësaj dite do keni shume ide në kokë dhe nuk do dini nga t’ia nisni më parë. Shpesh edhe mund të hezitoni për të hedhur hapa. Nëse jeni në një lidhje duhet të kujdeseni më tepër për personin që keni pranë. Mos i lini atij asnjë shteg për të shkuar tek dikush tjetër. Ju beqarët edhe pse mund të keni menduar të mbyllim portat e zemrës, mund të keni një dashuri me shikim të parë. Jeta juaj më në fund do te ndryshoje. Në punë yjet këshillojnë të largoheni nga disa kolegë që ju kritikojnë gjithë kohës edhe kur ju arrini gjëra të mëdha. Ndonjëherë zilia mund të kalojë çdo cak. Për sa ju përket financave situata do jetë e mirë. Gjithsesi për çdo vendim mendohuni pak.

Gaforrja

Sido që t’iu vijnë gjërat gjatë kësaj dite, mundohuni të tregoheni sa më të logjikshëm dhe të kujdesshëm. Mos hidhni asnjë hap pa qenë plotësisht të bindur sepse do përballeni me pasoja të papëlqyeshme. Për ju që keni një lidhje dita do jetë plot kontraste. Nga njëra anë Venusi do të sjellë momente harmonike dhe nga ana tjetër Neptuni do iu bëjë shumë kërkues ndaj partnerit. Mund të lindin edhe kontradikta. Ju beqarët do keni fat në dashuri e do filloni të bëni edhe disa projekte për të ardhmen. Në punë do ju duhet të ushtroni detyrën në kushte vërtet të vështira. Në shumë momente mezi do i zbatoni planet dhe do lodheni tej mase. Ka ardhur koha që financat t’i menaxhoni si duhet. Mos blini absolutisht gjëra të shtrenjta sot.

Luani

Do jeni shumë të palogjikshëm gjatë kësaj dite dhe shpesh nuk do mendoheni mirë para se të veproni. Ka rrezik që gabimet të jenë të vazhdueshme dhe mund t’iu shtojnë dhimbjen e kokës. Jeta dashurore për çiftet do marrë një kthesë kaotike. Mos prisni që gjërat të përkeqësohen fare për të reaguar. Mos merrni as vendime të rëndësishme sot sepse nesër do të pendoheni. As ju beqarët nuk do keni një ditë të qetë. Qëndroni më mirë vetëm sesa pranë një personi që nuk është për ju. Në punë më mirë prisni edhe pak para se të ndërmerrni iniciativa dhe të filloni projekte te reja. Ekuilibri financiar rrezikon të prishet dhe ju mund të keni disa probleme me buxhetin.

Virgjëresha

Herë pas here mund të vuani edhe nga kompleksi i inferioritetit sot, por ata që keni pranë do bëjnë çmos t’iu tregojnë të kundërtën. Nëse doni të bëni diçka, thjesht mos u ndalni. Nëse jeni në një lidhje duhet të bëheni gati për një ditë përgjithësisht harmonike. Marsi, planeti i dëshirës do të influencojë sektorin e dashurisë dhe do shtojë sensualitetin. Do kaloni edhe momente plot pasion. Ju beqarët do keni fat në jetën sentimentale edhe pse do kaloni një ditë pak të vështirë. Në punë duke punuar në ekip do arrini rezultate edhe më të larta nga më parë. Ka që me pak më shumë mbështetje kalo0hen edhe sfidat e vështira. Në planin financiar duhet të jeni më të matur. Mos bëni investime të mëdha sepse mund të lindin probleme afatgjata.

Peshorja

Plutoni do ndryshojë mënyrën tuaj të të menduarit dhe të jetuarit sot. Më në fund do mësoni të keni pak më shumë besim tek të tjerët. Nëse jeni në një lidhje, pas problemeve që keni pasur kohët e fundit, sot do gjeni qetësinë e munguar. Do jetë Saturni ai që do ua bëjë jetën edhe më të bukur. Do flisni më shumë dhe më hapur me partnerin. Nëse jeni beqarë, jeta juaj do influencohet nga një planet shume premtues. Një miqësi e vjetër mund të kthehet në dashuri emocionuese. Sipas Dritare.net, në punë ka mundësi që rutina t’iu pushtojë dhe do doni të merreni me diçka tjetër. Nëse nuk bëni kujdes me financat do keni probleme shumë të mëdha.

Akrepi

Gjatë kësaj dite do jeni edhe më të logjikshëm dhe do arrin i të vendosni çdo gjë në vijë. Probleme serioze nuk keni për të pasur. Marrëdhënia me personin e jetës suaj do bazohet tek bashkëpunimi dhe besimi reciprok. Klima do jetë mjaft harmonike dhe nuk do keni asnjë konflikt. Për ju beqarët ka ardhur momenti më i përshtatshëm për të takuar dikë. Ajo që kaq shumë e keni pritur do ndodhë pikërisht sot. Në punë do jeni shumë kërkues nga vetja dhe asnjëherë nuk do kënaqeni me aq sa do arrini. Në disa momente çdo gjë do ju duket e pakalueshme. Situata financiare nuk do jetë shumë e qëndrueshme prandaj mos jepni hua dhe bëni kujdes edhe me shpenzimet e tepruara.

Shigjetari

Hëna dhe Saturni do vënë në pah anën tuaj serioze sot. Do kërkoni që çdo gjë të bëhet ashtu si thoni ju dhe do ju duket vetja të pagabueshëm. Ju të dashuruarit, mund të keni probleme në jetën tuaj në çift sidomos nëse mundoheni të flirtoni me dikë tjetër. Ndryshoni sjellje nëse doni që gjërat të shkojnë mirë. Ju beqarët do të ndikoheni pozitivisht nga planetët. Do jetë një ditë shumë e mirë për dashurinë dhe mund të krijoni një lidhje që do zgjasë. Në punë sido që të vijnë gjërat mirë është të verifikoni gjithçka para se të veproni. Nga ana tjetër nuk duhet as ta ngarkoni veten me gjëra të tepruara. Financat do jenë të qëndrueshme, por gjithsesi mos ndërmerrni më shumë rreziqe sesa duhet.

Bricjapi

Sot do jeni të arsyeshëm dhe tej mase të disiplinuar. Do veproni me korrektësi në çdo fushë dhe do ja dilni mbanë në çdo gjë. Për ju që keni një lidhje, kjo do jetë një ditë shumë e mirë. Marsi do iu mbështesë t’ia kaloni sa më bukur dhe pasioni do ju pushtojë shpesh. Mos u bëni pafund kërkues sepse më pas mund të lindin edhe konflikte të vogla. Ju beqarët nuk do keni shumë fat gjatë ditës së sotme kështu që për të hequr mendjen merruni më mirë me diçka tjetër. Në punë do keni arritje të mëdha dhe mund të merrni propozime të reja nëse jeni në fushën ushtarake ose policore. Nëse jo do keni një ditë të zakonshme, por jo problematike. Me financat do tregoheni të matur dhe kjo do iu ndihmojë që situata të mbetet e kënaqshme.

Ujori

Urani do ju bëjë alergjikë ndaj kritikave gjatë kësaj dite dhe në disa momente mund të futeni në debate më të tjerët. Nëse keni një lidhje gjërat nuk do ju ecin më së miri. Debatet do jenë të vazhdueshme e madje edhe për gjëra elementare e pa rëndësi për të ardhmen. Kokëfortësia do jetë një nga defektet tuaja më të mëdha. Ju beqaret do jeni shumë të pavendosur kur bëhet fjalë për personin ideal. Do keni një takim, por vazhdimin do e keni vetë në dorë. Në punë mundet të ndërmerrni edhe ndonjë rrezik, por duhet të jeni të ndërgjegjshëm për pasojat që mund të vijnë. Financat do jenë të qëndrueshme.

Peshqit

Sot do e nisni ditën me buzëqeshje, humor të mirë dhe pozitivitet. Do i merrni gjërat si t’iu vijnë dhe nuk do fiksoheni pas detajeve pa vlerë. Venusi planeti i ndjenjave dhe Marsi planeti i dëshirës, do iu sjellin lumturi ju të dashuruarve. Mundohuni ta shfrytëzoni sa më shumë këtë ditë. Ju beqarët do keni tendencë të bëni cmendurira. Kujdes sepse për çdo gabim jeni ju që do i vuani pasojat e kësaj sjelljeje. Në punë shefat do jene mjaftueshëm të kënaqur nga ato që ju do arrini dhe do ju përgëzojnë gjithë kohës. Ata nuk do lejojnë as që dikush t’ua heqë meritat. Sektori financiar do shkojë më mirë sesa pritej edhe pse ju do shpenzoni goxha. Dikush do iu mbështesë mjaft. /dritare.net

Leave a Reply

Back to top button