Horizonti.al

Gjenden grimca kontaminuese në plaçentën e grave shtatzëna

Që prej disa vitesh shkencëtarët kanë dhënë alarmin për ekspozimin e grave shtatzana nda ndotjes urbane. Konkretisht ndaj dioksidit të nitrogjenit (NO2) që del nga tubat e skapamentove dhe që prek rritjen e fetuseve si në madhësi fizike ashtu edhe në në atë mendore dhe në funksionin respirator. Një ekip nga universiteti i “Queen Mary” në Londër ka shkuar më tej dhe ka gjetur grimca kontaminuese në plaçentën e grave shtatzana që vijnë nga mushkritë e saj. Shkencëtarët ekzaminuan plaçentat e jo duhanpirëseve që lindën fëmijë të shëndetshëm përmes cezaresë duke izoluar makrofagët, qelizat e sistemit mbrojtës të njeriut që gëlltisin dhe shkatërrojnë bakteriet patogene, mbetjet biologjike dhe përbërës të jashtëm të dëmshëm. Analiza e parë në mikroskop zbuloi 72 grimca të errëta që ishin të ngjashme me ato grimca të zeza të gjetura tek makrofagët e mushkrive tek personat  të ekspozuar ndaj tymit të qyteteve. Shkencëtarët pohojnë se duhen kryer më shumë analiza për të parë nëse këto grimca të reja shkojnë tek fetusi që ashtu siç është shprehur doktoreshë Norrice Liu për “The Guardian” nuk është e nevojshme që të kenë një impakt negativ, mjaftojnë që janë prezente në plaçentë.

Zbulimi supozon një pohim që ekspertët dyshonin indirekt për efektet e zhvillimit dhe tek shëndeti i fetuseve të nënave që jetojnë në zona urbane shumë të kontaminuara. Sipas analizave laboratorike grimcat toksike të thithura nga mushkritë mbërrijnë në plaçentë përmes rrjedhës së gjakut. Zbulimi është një alarm për aftësinë e penetrimit të përbërësve kimikë që thithim përmes mushkrive. Në shtator të 2016 shkencëtarët britanikë gjetën grimca të vogla metali, nanosfera të magnetit në indin cerebral tek banorët e Mánchester-it dhe tek banorët e qyteti të Meksikos, ndoshta nga ndotja atmosferike që penetrojnë përmes nervit olfaktor. Prezenca e këtyre grimcave rrit rrezikun e të zhvilluarit të Alzhaimerit dhe të sëmundjeve të tjera neurodegjenerative.

 

Leave a Reply

Back to top button