Motivuese

Kushtuar dashurisë për veten…

Ndonjëherë ndodh që t’ia japësh gjithë dashurinë personave të tjerë, aq sa nuk të mbetet mjaftueshëm për veten tënde. Ndonjëherë ndihesh i pasigurtë, i frikësuar, i trishtuar. Mendon se dashuria që jep, nuk do të jetë kurrë reciproke dhe nuk do të të kthehet kurrë mbrapsht. Ndjen se ke bërë gabim  që ke menduar kaq shumë për të tjerët, që i ke ndihmuar dhe je kujdesur aq shumë për ta.

Pavarësisht se sa shumë përpiqesh, pavarësisht se sa shumë herë ia kujton vetes se duhet ta duash vetveten, thjesht nuk ia del dot më. Nuk ndihesh i mjaftueshëm për veten tënde. Ndjen se gjithë dashuria që ke, është zhdukur dhe asgjë nuk ka mbetur pas për ty. Shpesh ndodh që edhe e pyet veten: “Pse duhet të jem unë kështu? Pse duhet të kujdesem kaq shumë për të tjerët, saqë të jap gjithçka për ta? A do të ndodhë që këta njerëz, të cilët po i ndihmoj tani, të më ndihmojnë kur unë të kem nevojë? A do t’i vendosin ata nevojat e mia mbi ato të tyre, siç po bëj unë për ta?”. Mendime të tilla do ta pushtojnë mendjen tënde. Do të ndihesh i dobët dhe do të fillosh të mos duash as veten tënde.

Mirëpo njëkohësisht duhet edhe t’i kujtosh vetes tënde se ti je unik dhe këto janë cilësi unike. Fakti që je empatik, i dashur, që kujdesesh për të tjerët, të diferencojnë ty nga të tjerët. Nuk ke nevojë për vlerësimin e askujt mbi këto cilësi. Nuk ke nevojë për askënd që të të kujtojë vlerat e tua. Gjërat nuk kanë pse të funksionojnë në mënyrën se si ti i mendon. Ti s’ke pse pret që të tjerët të të japin të njëjtën dashuri dhe përkujdesje që ti u fal, sepse këto përbëjnë Karmën tënde, veprimet e tua, dhe nëse i bën ato me dëshirën për të sjellë mirësi, do të jetë universi që do të ta shpërblejë duke të të dhënë më tepër mirësi në jetën tënde.

  1. K. Shivani, një humanitare me origjinë indiane, dikur tha: “Thjesht sepse personi tjetër nuk është i dashur, nuk të ndihmon, nuk përkujdeset për ty, nuk do të thotë se edhe ti duhet t’i ndalësh këto cilësi kundrejt tij. Vlerat, moralet, të cilat i ke sjellë me vete deri në këtë moment, janë ato që përbëjnë vlerat e tua. Thjesht sepse person itjetër është egoist, individualist, apo i përqendruar vetëm tek vetja e tij, nuk do të thotë se edhe ti duhet të bëhesh po njësoj”.
    Ed Sheeran në një këngë të tijën, shprehet me fjalët: “Dashuria mund të lëndojë ndonjëherë, por është e vetmja gjë që njoh, e cila na bën të ndihemi gjallë, kur gjërat vështirësohen”.

Bëj atë që të bën ty të ndihesh i lumtur, pa pritur asgjë në këmbim. Zoti po e sheh gjithçka dhe Ai do t’i japë gjithkujt aq sa meriton. Ji optimist! Ji i lumtur! Asnjëherë mos e humb shpresën! Çdo gjë do të shkojë, ashtu siç duhet të shkojë.

Leave a Reply

Back to top button