Psikologji

Letër për atë që kam dashur dhe është larguar nga unë…

“Sot kam gjetur kohën të të lë të shkosh përmes kësaj letre. Kam qenë shumë me fat duke të pasur ty, edhe pse për shumë pak kohë. Jeta më dha mundësinë të të takoja dhe unë ende e ndiej të nevojshme të të them të dua, edhe pse nuk jemi më bashkë. I doja dhe i dua akoma frymëmarrjet e tua, kohën që më kushtoje, momentet bashkë… Zemra ime është e thyer nga një histori e paplotësuar.

E di që nuk do të përjetoj më një dashuri si ajo që ndiej për ty dhe mendoj se ka ardhur momenti të të them që ndonjëherë mendoj se nuk kam dhënë maksimumin nga vetja ime. I dashur, më duhen akoma të shkruaj letra të tëra për të shprehur gjithçka që ndiej. Më mungojnë shumë puthje që nuk ia kam dhënë askujt, sepse i kam ruajtur për ty. Kam takuar prindërit e tu dhe i kam thënë se sa shumë të dua. Çdo mëngjes sapo zgjohem, dua të të telefonoj për të thënë se më mungon dhe për të dëgjuar një: “Të dua” nga ana tjetër e telefonit. Më mungon të të kem pranë.

Të të lija të shkoje më ka bërë mirë, e di? Më është thyer zemra, por unë kurrsesi nuk do të isha dakord të mbaja pranë vetes dikë që do e ndjente si detyrë të rrinte me mua, dhe jo si dëshirë për të më pasur pranë. E di se edhe ti mban një pjesë timen tek vetja, sepse koha që kaluam bashkë ishte e gjatë. Por tani secili duhet të vazhdojë në rrugën e vetë dhe duhet ta pranojmë këtë fakt. Unë më tepër, sepse ti e kishe më të lehtë, përderisa idenë e ndarjes e dhe ti.

Nuk më mbetet gjë tjetër, veçse ta mbyll këtë letër duke të falenderuar për çdo moment që më ke bërë të lumtur. Shpresoj që fati të ketë rezervuar më të mirën për të dy ne… / bota.al

Leave a Reply

Back to top button