Motivuese

Gjysmë kilogrami gjalpë. Një histori domethënëse, që lidhet me Karma-n

Ishte një herë një fermer, që i shiste rregullisht gjalpë një bukëpjekësi. Një ditë, bukëpjekësi vendosi ta peshojë gjalpin, për të parë nëse ishte pesha e saktë që kishte kërkuar. Zbuloi se nuk ishte, ndaj e çoi fermerin në gjyq.

Gjykatësi e pyeti fermerin nëse përdor ndonjë peshë për të matur gjalpin. Fermeri u përgjigj: “I nderuar, unë jam primitiv. Nuk kam një peshë të duhur, por kam një peshore”.

Gjykatësi u përgjigj: “Atëherë, si e peshon gjalpin”.

Fermeri u përgjigj: “I nderuar, shumë kohë para se bukëpjekësi nisi të blejë gjalpë nga unë, unë kam blerë bukë prej tij, nga gjysmë kilogrami. Çdo ditë, kur bukëpjekësi sjell bukën, unë e vendos në peshore dhe i jap ekzaktësisht të njëjtën peshë në gjalpë. Nëse dikush është fajtor, ai është bukëpjekësi…”.

– Mos u përpiqni t’ua hidhni të tjerëve, sepse në jetë merr atë që jep.

Leave a Reply

Back to top button