Motivuese

Stinët e jetës

Një burrë kishte katër djem. Ai donte t’u jepte atyre një mësim, që të mos i gjykojnë gjërat shumë shpejt. Kështu që e dërgoi gjithësecilin me radhë, të shkonin të shihnin një pemë dardhe që ishte në një distancë të largët.

Djali i parë shkoi në dimër, i dyti në pranverë, i treti në verë dhe më i vogli në vjeshtë.

Kur të gjithë kishin shkuar dhe ishin kthyer, ai i thirri që t’i përshkruanin se çfarë kishin parë.

Djali i parë i tha se pema ishte e shëmtuar, e përkulur dhe e shtrembëruar.

Djali i dytë i tha, jo, ajo ishte e mbuluar me sythe të gjelbëra dhe plot premtim.

Djali i tretë kundërshtoi, ai tha se ishte e mbushur me lule kaq erëmira, dhe dukej kaq e bukur, saqë mendonte se ishte gjëja më e hijshme që kish parë ndonjëherë.

Djali më i vogël i kundërshtoi të tre të mëdhenjtë: Ai tha se ishte plot me fruta të pjekura, plot me jetë.

Më pas, burri u shpjegoi të bijve se të gjithë kishin të drejtë, sepse gjithësecili kishte parë vetëm një stinë nga jeta e pemës.

Ai u tha se nuk mund të gjykosh një pemë, apo një njeri, nga një stinë e vetme, dhe se thelbi i asaj që një njeri është – dhe kënaqësia, gëzimi dhe dashuria që vijnë prej asaj jete – mund të maten në fund, kur të katër stinët të kenë përfunduar.

Nëse heq dorë kur është dimër, nuk do arrish të shohësh premtimin e pranverës, bukurinë e verës dhe përmbushjen e vjeshtës tënde.

Një jetë nuk gjykohet nga një situatë e vështirë. Dhe nuk duhet lejuar që dhimbja e një stine, të shkatërrojë gëzimin e gjithë të tjerave.

/ bota.al

Leave a Reply

Back to top button