Shendeti

Hani këto ushqime për të mos vuajtur sot e 10 vite nga sëmundjet e zemrës

Dietologët rekomandojnë drithërat sepse janë të pasura me fibra, të cilat kontribuojnë në shëndetin e arterieve. Drithërat në të gjitha format ndihmojnë zemrën duke ulur nivelin e LDL-së, kolesterolit të keq.

Yndyrna e shëndetshme e peshkut ul presionin e gjakut dhe parandalon rrahjen e çrregullt të zemrës.

Fasulet e kuqe përmbajnë folate, antioksidues, magnez dhe fibra! Të gjitha lëndë ushqyese që mbajnë zemrën tuaj të shëndetshme dhe të fortë

Vera e kuqe falë resveratolit të rrushit antioksidant i fuqishëm që mbron muret e arterieve duke mos lejuar që këto të fundit të humbasin elasticitetin.

ushqimet me omega 3 janë të njohura gjithashtu si ushqimet më të mira për zemrën tuaj. Frutat e thata sidomos bajame dhe arrat, janë shumë të pasura me yndyra të mira të ngopura, vitaminë E, fibra dhe proteina.

Një grusht i vogël arrash në ditë mund të ulë kolesterolin dhe të zvogëlojë inflamacionin e arterieve të zemrës. Hurmat janë të pasura në antioksidantë dhe polinefole, një substancë që ul kolesterolin e dëmshëm (LDL )dhe sasinë e triglicerideve në gjak.

Çaji jeshil ose i njohur ndryshe si çaji Maça (Matcha) përmban antioksidantë vegjetalë që pengojnë absorbimin e kolesterolit gjatë tretjes.

Kanella gjithashtu është një erëz mike e zemrës e cila ka fuqinë e Një lugë çaji kanelle në ditë parandalon mpiksje e gjakut.

Spinaqi dhe brokoli janë jeshillëqet që mbrojnë dhe kontribuojnë në shëndetin kardiovaskular. Janë të pasur në fibra, potasium acid folik, vit K, e kalium të gjithë këta elementë që parandalojnë sëmundjet kardiovaskulare. / LIVING

Leave a Reply

Back to top button