Nunc est Bibendum

Intervista / Dritan Shano: “Disa verëra janë si puthje franceze. Të tjera janë si Eureka e Arkimedit”

Një tjetër mik i mirë, që sheh tek vera me tepër se vetëm një pije, ekonomist e aktivist, lexues i “Nunc Est Bibendum” dhe frekuentues i “Caffè del Libero Pensatore”, themelues i fondacionit Ascalon me synimin e mbarë, “të lëvizë ujëra” e të stimulojë mendimin e lirë, ndan me ne, eksperienca shijimi e histori personale. Më poshtë ato pak pyetje, tashmë të njohura për lexuesin, të “Nunc est bibendum”.

  1. A e mbani mend shijimin e veres tuaj te pare? Kur ka qene?

Ka dy momente. Nje ne moshe shume te vogel. Pershesh me buke. E shoqeruar me cilesorin, “kaur i derrit”, thene me dashuri nga gjyshja ime. Kjo ka qene njohja ime e pare me veren. Ndoshta eshte prej kesaj historie, qe une veren e klasifikoj tek ushqimet, jo tek pijet, dhe jo prej studimit te procesit teknologjik te veres ne fakultet. Momenti tjeter eshte vetem disa vjet me pare. Edhe pse kisha patur rast te beja ture te shijimit te veres me pare, mund te them se shijimin qe ndryshoi raportin tim te deriatehershem me veren, e kam bere ne Burgonje ne vitin 2014, nen kujdesin e britanikes Sue Boxell, ne shoqerine e zonjes time dhe nje mikeje te perbashket. Ishte nje eksperience e paharrueshme. Biseda dhe shijimi i vererave me Sue, ishte per mua nje proces sistemimi shkencor dhe praktik njeheresh i çdo informacioni, experience qe kisha patur me te gjitha vererat qe kisha pire me pare; informacion qe deri ne ate moment ishte i mbledhur ne menyre autodidakte, primitive, te pacivilizuar dhe qe qendronte ne nje rremuje totale neper shqisat e mija. Qysh atehere, intimiteti mes meje dhe veres eshte i plote.

  1. Cila jane verat tuaja te preferuara?

Nuk kam nje te tille. Preferenca ime per veren vendoset gjithnje pas gllenjkes se pare. Veren e preferoj me trup te plote, te rrumbullaket, dhe me karakter ku spikat diçka, qe eshte guximi, inovacioni, ku dallohet mundimi i ri i krijuesit te veres, por i vendosur ne bazamentin e sigurte te tradites dhe trashegimise.

  1. Njefare H Warner Allen ka thene se “Nena natyre kishte ndermend te kuqen kur beri veren”. Po sipas jush?

Mendoj njesoj si Nena natyre. Gjithnje tregoj nje anekdote sipas te ciles thuhet se ka rreth 50 kenge per vererat. Nga keto, 49 u kendohen vererave te kuqe, dhe vetem 1 kenge eshte per veren e bardhe. Ajo thote: Ah moj vere e bardhe… pse nuk je e kuqe?!

  1. Ç’mendim keni per vererat shqiptare, nese i keni shijuar ato?

Sot ne Shqiperi prodhohen verera mjaft te mira. Kam provuar mjaft prej tyre. E ndjej per detyre ta bej kete gje. Mund t’i sugjeroj kujtdo te provoje vererat shqiptare qe sherbehen tek restorant Marchesi, Mrizi i Zanave apo Mullixhiu, dhe Uka Farm. Por jam i sigurte qe lista ime e vererave shqiptare shume shpejt do jete me e gjate.

  1. Sa e rendesishme eshte vera ne jeten tuaj?

Nuk e di. Eshte pjese e saj. Eshte e rendesishme, aq sa momenti kur pihet. Ka verera, qe i ngjajne filmave te Tinto Brass, ku gllenjka e pare e te cilave te vjen papritur si nje “french kiss”; te tjera qe i ngjajne nje miku te vjeter, nje bisede te shtruar apo nje libri te bukur; dhe te tjera akoma qe jane iluminiuese si Eureka e Arkimedit.

  1. Për poetin më të madh të gjermanëve, “Jeta është tepër e shkurtër për të pirë verëra mediokre”…

Me pelqen me shume konsiderata e nje gjermani tjeter, Martin Luterit, i cili thote se: “Birra behet nga njerezit, Vera nga Zoti”. / Nunc Est Bibendum (bota.al)

Leave a Reply

Back to top button