Psikologji

Dëshiron të bësh dikë të lumtur sot? Duhet të ndjekësh këto hapa dhe janë tepër të thjeshta…

Një nga mënyrat më të mira për ta bërë jetën tënde të lumtur, është duke i bërë njerëzit rreth vetes të lumtur. Ti do të shohësh lumturi në fytyrën e atij personi, do të kuptosh se ke bërë gjënë e duhur dhe në fund do ta marrësh mbrapsht gjithë lumturinë që ke dhënë.

Por si mund ta bësh dikë të lumtur? Më poshtë ke mundësinë të lexosh disa hapa të thjeshtë, të cilat mund të nisësh t’i zbatosh që sot.

  1. Bëj një kompliment të sinqertë. Shumë gjëra pozitive shpesh ngelen pa u thënë, ndaj bëji dikujt një kompliment të sinqertë sot. Një kompliment i sinqertë mund ta ndihmojë shumë dikë, sidomos kur ia bën për diçka që ai është munduar ta nxjerrë sa më mirë.
  2. Shprehi mirënjohje për gjërat që bën për ty. Nëse deri tani i ke konsideruar si gjëra të parëndësishme ato që ai person ka bërë për ty, bën mirë që të ndryshosh qëndrim dhe ta falenderosh duke treguar mirënjohje. Kjo gjë ka për ta lumturuar.
  3. Inkurajoje. Bota mund të jetë e ashpër dhe demoralizuese disa herë, ndaj inkurajoje atë person që është duke kaluar nëpër një situatë të vështirë për momentin. Ndaj me të mendime pozitive për ta bërë të ndjehet më i inkurajuar.
  4. Ndaj me të diçka të këndshme që ke gjetur online. Vendosi të shohë një video për të qeshur, apo një foto komike që ke parë diku online, nëse personi pranë teje duket i mërzitur.
  5. Dhuroji një lule. Duhet shumë pak sekonda për ta bërë këtë gjë, por duhet të dini se lumturia nga një gjest i tillë zgjat për ditë të tëra.
  6. Jepi një përqafim. Një përqafim mund ta çlirojë dikë nga stresi dhe t’i largojë mendimet negative që e kanë demoralizuar dikë pranë teje. Përdore këtë hap në momentin e duhur.
  7. Përgatit diçka për t’ia dhënë gjatë kohës së pushimit tuaj në punë. Ndoshta ndonjë frut, apo ndonjë gatim që e ke përgatitur vetë, ose diçka që e ke blerë diku. Kjo gjë mund ta ngrejë humorin e një personi, i cili do të ndihet më mirë duke menduar se ti ke menduar për të.
  8. Buzëqeshi. Edhe nëse do të kalosh shumë pak kohë me të, si psh . kur je në supermarket dhe kalon më pak se një minutë në arkë, buzëqeshi kasieres, sepse ke për ta bërë të ndihet më mirë gjatë orarit të punës dhe ti ke për ta arritur më lehtë ta lumturosh dikë.
  9. Dëgjoje. Edhe nëse dikush duket tepër pesimist me gjithë gjërat që po të thotë, mos e kundërshto direkt duke u munduar t’i japësh pozitivitet. Dëgjoje deri në fund se çfarë ka për të thënë dhe më pas jepi një dozë të caktuar optimizmi nga optimizmi yt.
  10. Shkruaj diçka të këndshme për të dhe lëre në vendin ku ai person qëndron më tepër, ku punon, apo ku ka lënë sendet e veta personale. Kjo gjë do ta lumturojë pamasë. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button