Horizonti.al

Roboti që duam të gjithë

Ka hapur siparin Global Expo Robot, një nga panairet teknologjike më të rëndësishme në botë. Mbahet në Madrid deri në 20 prill dhe ata që e kanë vizituar kanë parë mes të tjerëve Macco-n. Ky është roboti i parë me morfologji humanoide të krijuar nga Macco Robotic. Falë krahëve të tij dhe një ekrani  të prekshëm dhe me një software specifik, Macco ka aftësinë të përgatisë çdo lloj pije që nga birra, një përzierje, me akull, pa akull, në gotë kristali, kupë ose gotë plastike, ose një martini. Ka një ekran të prekshëm nga ku bëhet porosia, ka një sistem për të marrë pagesën, si para të thata, kartë ose pagesë përmes një smartfoni. Sipërmarrja që e ka krijuar bën pjesë në një program mbështetës të nxitur nga Porche. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button