Psikologji

Çfarë duhet të hanë fëmijët në shkollë? Prindër, kujdesuni për mënyrën si ushqehen fëmijët tuaj!

Gjatë kohës që janë në shkollë, fëmijët kanë nevojë më tepër për ushqim, pasi harxhojnë energji duke vënë trurin në punë më intensivisht. Normalisht çdo prind do të donte që fëmija i tij të ushqehej shëndetshëm dhe për këtë arsye, ju duhet të tregoheni të kujdesshëm lidhur me ato çfarë hanë fëmijët tuaj.

Mos i lejoni ata të ushqehen nëpër fast food-e, apo të konsumojnë ushqime me ngjyrues dhe konservues. Nxitini të qëndrojnë larg patatinave, produkteve të sallamit apo proshutave, të cilat nuk kanë asnjë vlerë ushqyese për shëndetin dhe që mbi të gjitha përmbajnë përbërës toksikë për organizmin.  Një vakt i shëndetshëm mund të përgatitet shumë lehtë në shtëpi. Ju mund t’i përgatisni fëmijës suaj një sandwich me feta të mbushura me ushqime të freskëta, si me sallatë, apo perime. Atyre u pëlqejnë frutat, kështu që ju mund t’i jepni me vete edhe një nga frutat e tyre të preferuar. Nëse ata nuk duan të marrin fruta me vete, mund t’i përgatisni një lëng me to, i cili mban po të njëjtat vlera ushqyese, nëse përgatitet me produkte të freskëta.

Normalisht ata do t’jua refuzojnë këtë gjë, sepse nuk do të ndihen mirë në mes të shokëve që ushqehen me ushqime dyqani apo fast food-i, por është detyrë e juaja t’i bëni të kuptojnë se ato që konsumojnë shokët e tyre, nuk është absolutisht e shëndetshme. Duhet të kuptoni dhe t’i bëni fëmijët tuaj të kuptojnë se mirëqënia e shëndetit nis nga konsumimi i ushqimeve të shëndetshme që në fëmijëri.

Edhe nëse fëmija juaj kërkon me ngulm një produkt fast food-i, mos ia blini. Kur janë të vegjël nuk e kuptojnë dëmin që i bëjnë shëndetit të tyre, por kur të rriten, ata do t’ju falenderojnë për kujdesin që keni treguar për shëndetin e tyre. Të kujdesurit për fëmijët duhet treguar ndonjëherë edhe me rreptësi, ndaj bëni zgjedhjet e duhura për fëmijët tuaj, për aq kohë sa ata nuk janë të ndërgjegjshëm për veprimet e tyre.

Leave a Reply

Back to top button