Psikologji

Këshillat më të mira për familjen, dhënë nga një baba për të birin. Fantastike!

Duhet të kërkosh një person që jo vetëm të plotëson, por edhe të mbështet, të kupton dhe të inkurajon në çdo situatë dhe moment që do të jetosh. Në një botë ku po bëhet më i rrallë funksionimi i martesës, ky artikull ia vlen të lexohet. Hidhni një sy mënyrës se si një baba ka folur me të birin e tij rreth familjes.

  1. Biri im, nëse je duke shpenzuar për një femër dhe ajo nuk të pyet asnjëherë, nëse ke shpenzuar apo investuar diçka, por vazhdon t’i pëlqejë dhuratat pa pyetje, mos u marto me të.
  2. Biri im, një femër mund të jetë një bashkëshorte e mirë për ty, disa mund të jenë nëna të mira për fëmijët e tu, por nëse arrin të gjesh një femër që t’ia vlejë për ty, që të jetë një nënë e mirë për fëmijët e tu dhe një zonjë e duhur për shtëpinë tënde, mos e lër të shkojë.
  3. Biri im, nëse do të kesh një jetë të gjatë e të bukur, lëre gruan ta menaxhojë rrogën tënde. Do të jetë e vështirë për të që ta shpenzojë kot, për aq kohë sa i di nevojat e përditshme të shtëpisë dhe faturat që duhen paguar.
  4. Biri im, mos e lëndo bashkëshorten tënde. Një dhimbje në trupin e saj nuk mund të krahasohet me dhimbjen e zemrës së saj dhe kështu do të jetosh me një fëmër të lënduar.
  5. Biri im, mos e harro vendin ku ju njohur me bashkëshorten. Kur të mundesh, çoje sërish në atë vend dhe rijetojeni momentin e njohjes suaj.
  6. Biri im, mos u largo, nëse nis të fitosh më tepër, por përdori ato para për kursime, ose lumturo gruan tënde me një dhuratë simbolike, por që t’i falë asaj emocione të mëdha.
  7. Biri im, nëse vë re se gruaja jote mund të ketë ndryshuar, mendo se ndoshta ke qenë ti ai që ka ndaluar së bëri diçka për të.
  8. Biri im, mos e krahaso gruan tënde me asnjë femër tjetër, për aq kohë sa as ajo nuk të krahason ty me një mashkull tjetër.
  9. Biri im, një herë mamaja jote ka marrë një këshillë timen të bërë pis dhe nga nervat e ka grisur. Unë nuk u çova për t’i qëlluar, edhe pse ajo këmishë më pëlqente shumë. Tani jam krenar të të them se asnjëherë nuk e kam goditur nënën tënde. Nuk duhet ta bësh as ti këtë gjë më bashkëshorten. Dhuna e shkatërron dashurinë.
  10. Biri im, kujto gjithmonë se isha unë që ia bleva sobën e gatimit mamasë tënde; isha unë që e ndihmoja atë të realizonte ëndrrat e saj. Edhe ti duhet ta bësh këtë gjë me gruan tënde, sepse çdo mashkull duhet ta ndihmojë bashkëshorten e vet të përmirësohet në jetë.
  11. Biri im, mos ndalo së u kujdesuri për mua dhe nënën tënde. Është një sekret i jetës në çift ai i plakjes dhe mendimit se ke fëmijë që do të kujdesen për ty. Mos na zhgënje!
  12. Biri im, lutu bashkë me familjen tënde. Ekziston një e nesërme që nuk e njeh, ndaj lutju Zotit çdo ditë. Ai do të dijë t’ju bekojë, ashtu siç duhet. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button