Psikologji

 “Unë jam” është mesazhi më i fortë që ti mund t’i dërgosh universit

Cila ka qenë dita jote perfekte? Ajo ditë kur je shtrirë në shtrat dhe ke menduar “Kjo ishte dita më e mrekullueshme e jetës sime. Kështu dua të jenë gjithë ditët e jetës sime”? Si do të ishte dita jote perfekte?
Ti je personi i duhur që kontrollon gjithë jetën tënde. Ti je ai që vendos nëse komentet negative do t’i lejosh në jetën tënde apo jo. Është gjithçka në mendjen tënde dhe është ajo çfarë ti mendon që e përcakton nëse do të kalosh një ditë të bukur apo jo.

Ti duhet të zgjohesh dhe të mendosh mirë çfarë do të arrish në atë ditë. Nëse zilja e alarmit tënd bie, mos kërko të flesh më gjatë. Ngrihu nga krevati dhe nise ditën plot me siguri. Vendimi më i mirë që mund të marrësh në një ditë, është të largohesh nga krevati dhe të ecësh drejt synimeve të tua. Kjo gjë tregon se përpjekjet e tua janë më të mëdha se justifikimet.

Nuk ke pse bëhesh viktimë e së shkuarës. Nuk ke pse të bëhesh viktimë e së ardhmes që po e projekton që tani. Nuk ke as pse të bëhesh viktimë e diçkaje që dikush mund të ketë thënë në një moment të caktuar për ty. Nuk ke as pse të bëhesh viktimë e atyre që ti ke thënë për veten tënde.

Çdo ditë, fjalia “Unë jam” është mesazhi më i fortë që ti mund t’i dërgosh universit. Mbrapsht do të marrësh sigurinë se ti vlen në jetë. Mirëpo ne e përdorim “Unë jam” më tepër për të shprehur emocionet negative. “Unë jam i trishtuar; unë jam i vetëm etj”. Duhet t’i largojmë këto fjali nga përditshmëria jonë dhe “Unë jam” ta përdorim për të treguar arritjet dhe synimet që ne kemi.

Tri pyetje duhet t’i bësh vetes në një ditë të zakonshme : “Si mund të rritem?; Çfarë mund të jap?; Për çfarë mund të festoj?”. Me këto tri pyetje duhet të jetosh. Kur i pyet vetes “Si mund të rritem?” dhe punon në rritjen tënde, në fund të ditës do t’i japësh përgjigje kësaj pyetjeje.

Gjëja e parë që unë dua të bësh përpara se kontrollon emailin, përpara se përgjigjesh në celular, përpara se të lundrosh në internet, është të përcaktosh dy prioritete për sot. Këto janë gjërat më me vlerë për ty. Kur i kujton vetes dy prioritetet që ke, ti përfshihesh në plotësimin e tyre dhe kjo do të çojë në realizimin e atyre prioriteteve, nëse ato janë dëshira.

E dini se çfarë e përcakton një ditë si të shëmtuar? Fikja e alarmit dhe fjetja sërish; fillimi vonë i ditës; fillimi i punës me lodhje; kërkimi në rrjetet sociale për të mësuar më shumë për të tjerët dhe më pas t’i thuash vetes plot dëshpërim “Zot, ata janë me pushime. Ata duken kaq bukur. Jeta ime është shumë kot, përpara jetës së tyre”. Nëse e nis ditën në këtë mënyrë, nuk ke për të pasur një ditë të bukur. Dita jote duhet të nisë duke u zgjuar në kohë, duke i kuptuar prioritetet e tua dhe duke nisur të punosh për to. Mos u përgjigj në telefon dhe as mos komuniko në telefon, nëse nuk i ke realizuar ato prioritete.

Suksesi është një udhëtim, jo një destinacion, ndaj jetojeni momentin dhe shijojeni atë. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button