Psikologji

Eshtë e lehtë të gjesh negativitetin në çdo gjë. Po ç’kuptim ka?

Përpjekja për të patur të drejtë mund t’ju shtyjë të bëheni negativë. Përfundoni duke adoptuar një mendësi që të gjithë gabohen, dhe ju jeni të zgjuar – dhe që bota është një gënjeshtër e madhe.

Kjo mendësi mund të krijojë dalëngadalë një natyrë vetëshkatërruese të mënyrës se si e jetoni jetën.

Nga e dini që keni 100 % të drejtë?

Nuk ka gjëra absolute në jetë. Jo çdo gjë është aq bardhë e zi sa mendoni. Thjesht nuk mund të dini gjithçka. Fokusohuni në pozitivitetin në vend se të përpiqeni që të keni gjithmonë të drejtë.

Kjo mënyrë negative e të menduarit nuk i shërben askujt. Aq më pak juve vetë.

Të parit negativisht të njerëzve gjatë gjithë kohës ka ndikim në mendësinë tuaj, e si pasojë në suksesin tuaj afatgjatë. Mund të ngjajë thjesht si një koment i pafajshëm që ke shkruajtur në postimin e dikujt, por ai formëson mënyrën se si mendoni. Nuk mund të mos prekeni nëse flisni keq për njerëz të mirë.

Dhe kur ndodh që të pëpriqeni të arrini objektivin tuaj, të jeni të sigurt që do të përfundoni të rraskapitur prej energjisë negative që vetë keni nxjerrë.

Përdoreni më mirë kohën

A nuk keni gjë tjetër për të bërë, përveçse të flisni keq për njerëzit? Në vend që të gjykoni mbarë botën, më mirë futjuni rrugës së realizimit të ëndrrës tuaj. Nëse ju pëlqejnë makinat, kaloni kohë me to. Nëse ju pëlqen arti, krijoni.

Fokusohuni në krijimin dhe jo në konsumin.

Kujdes EGO-n

Negativiteti vjen shpesh kur egoja juaj ka dalë jashtë kontrolli. Nevoja juaj për të patur të drejtë është e lidhur me idenë që ndoshta ju mendoni se jeni vërtetë të zgjuar. Faki që egoja juaj është shumë e madhe kontribuon në nevojën tuaj për të korrigjuar njerëzit dhe për të qenë negativë.

“Egoja juaj e fryrë dhe mendësia juaj negative janë në dashuri me njëra-tjetrën. Ndaji!”

Dhe mos harroni: Pozitiviteti është fuqi. Pozitiviteti është sukses. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button