Psikologji

Mos ia dhuro zemrën tënde personit të gabuar!

Ekzistojnë persona që nuk kujdesen për ju, që nuk duan t’ia dinë edhe nëse ju humbasin, pasi kanë dikë tjetër që i pret në radhë pas jush. Këto janë marrëdhënie të bazuara në egoizmin e dikujt, i cili nuk di t’i japë rëndësinë e duhur ndjenjave të një personi. Mirëpo kjo shpesh e bën dikë të qajë në fund të historisë.

Ekzistojnë partnerë që në një lidhje nuk kujdesen për personin tjetër. Kjo gjë bën që personi, i cili nuk merr vëmendje, të falë vëmendje dhe përkujdesje për të dy në çift. Mirëpo nuk është normale që dikush të mbajë mbi supe peshën që duhej mbajtur nga dy njerëz. Nga ana tjetër, ka edhe nga ata që nuk të vlerësojnë. Me kalimin e kohës fillojnë të ndiejnë më pak për ty, të nënvlerësojnë e të bëjnë të ndihesh keq. Si mund të rrihet me njerëz të tillë?

Ajo që vihet re përgjithësisht, është se me kalimin e kohës gjërat zbehen. Nuk mund të thuash dot se e njeh plotësisht dikë, pasi mund të ndodhë diçka që të të bëjë të ndryshosh krejtësisht opinionin që ke për të. Dhe koha e ka aftësinë të na habisë. Kjo gjë ndodh edhe në një lidhje. Dikush mund të lodhet dhe çdo çift kalon nëpër këtë fazë. Nëse nuk ka komunikim të vazhdueshëm dhe ndjenja të forta, marrëdhëniet prishen.

Por nuk është normale të rrish me dikë që nuk të kushton vëmendje, që nuk përkujdeset për ty, që nuk ndjen për ty po aq sa ti ndjen për të. Nuk është normale t’i kushtosh kohë, dikujt që nuk gjen mjaftueshëm kohë për ty. Sado e vështirë të duket, sado ta duash personin tjetër, nuk duhet të qëndrosh më me të.

Nëse ecën me mendje dhe jo me zemër, duhet të kuptosh se, kur dikush nuk të ofron nga vetja aq sa ti ofron, ai/ajo nuk të meriton. Ti nuk je një lodër që të tjerët mund ta përdorin si të duan. Ti nuk je diçka e parëndësishme që të tjerët t’ia hedhin sytë, kur padashje kujtohen për të. Ti meriton më të mirën, sepse po jep më të mirën nga vetja. Nëse këtë të mirë ia ofron personit të gabuar, nuk bën gjë tjetër, veçe humbet nga vetja. Lidhjet dhe marrëdhëniet duhet të kenë edhe dhënie, edhe marrje, ndaj mendo pak me egoizëm dhe prit të marrësh po aq ndjenja dhe përkujdesje sa jep. Vepro edhe me mençuri, jo vetëm me zemër. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button