Home»Bota»Së shpejti, Princi George do të jetë pjesë e një seriali

Së shpejti, Princi George do të jetë pjesë e një seriali

Kur bëhet fjalë për Princin, mosha nuk ka aspak rëndësi. I vogli i familjes mbretërore Princ George është  gati për të bërë daljen e tij të parë zyrtare në televizion, e jo në ndonjë program dosido. Seriali i animuar Fireman Sam do të mirëpresë anëtarin rojal, e me siguri po mendoni cili rol do t’i përshtatej më shumë të birit të William.

Katër  vjeçari nuk mund të luajë askënd më mirë se vetveten, arsye kjo pse George do të bëjë ‘cameon’ në serialin më të dashur për anglezët. Shkaku i kësaj pjesëmarrje nuk vjen e pamenduar. Fireman Sam feston 30-vjetorin e nisjes së transmetimit, e askush më mirë se sa i vogli George nuk mund t’i përshtatej këtij festimi si duhet.

“Dëgjuam se kishim një fans shumë të famshëm dhe menduam se do të ishte edhe më argëtuese nëse sillnim dikë si Princi George në serial”, është shprehur McCue, njëri nga producentët. Interesin e George ndaj Fireman Sam e ka zbuluar Princ William në një intervistë në fillim të këtij viti, e kaq ka mjaftuar për të ardhur kjo ftesë e artë. Gjithashtu Harry dhe William do të bëhen pjesë e Star Wars: Last Jedi, që pritet të shfaqet së shpejti. Uau, familja rojale në ekranin e madh…!/Bota.l/

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *