Kinema & TV

Ja kur del seria e gjashtë e filmit Terminator

Para disa muajsh “Paramount Pictures” lajmëroj se ka gati edhe kapitullin e gjashtë të sagës “Terminator”,i cili do të dalë  në kinematë amerikane më 26 korrik të vitit 2019.

Në kastin e aktorëve do të jetë përsëri Linda Hamilton dhe Arnold Schwarzenegger, në rolet e Sarah Connor dhe cyborg-un e famshëm. Edhe pse të gjithë menduam se skenografia do të ishte përsëri nga  David S. Goyer dhe Josh Friedman, regjisori Cameron dha lajmin se këtë herë do të jetë Billy Ray ai I cili do të merret personalisht me skenografin, ai gjithashtu ka qenë skenograf tek filmat të  “Captain Phillips” dhe “Hunger Games”.

Duket se disa pjesë të filmit do të xhirohen në Meksikë dhe po kërkohen dy lloje aktorësh. Një vajze 18-vjeçare meksikane, për të interpretuar protagonisten femërore dhe një aktor latin, për të interpretuar personazhin e ri negativ./Bota.al/

Leave a Reply

Back to top button