Psikologji

Ky është produkti që do ju ndihmojë t’i hiqni qafe pesticidet tek frutat dhe perimet

Ju mund të mendoni se pastrimi  i një mollë në këmishën tuaj ose me ujin e  rubinetit te kuzhinës është e mjaftueshme për të hequr qafe pluhurin dhe papastërtitë.

Por shkencëtarët pohojnë se heqja e mbetjeve të pesticideve mund t’u  marrë një kohë më të gjatë. Pesticidet zakonisht përdoren në bujqësi për të rritur prodhimet, por shqetësimet mbi efektet e tyre të mundshme në shëndetin e njeriut janë ngritur gjatë viteve të fundit.

Në industrinë ushqimore, është praktikë e zakonshme për të larë frutat para se të shërbehen, por disa nga përbërësit mbrojtëse të bimëve që absorbohen nga pemët dhe perimet nuk mund të hiqen lehtësisht me ujë. Tani shkencëtarët nga Shoqëria Kimike Amerikane kanë zbuluar se një produkt të cilin ne e përdorim vazhdimisht në shtwpinw tonë  mund të jetë shumë efektiv kur bëhet fjala për heqjen e mbetjeve në sipërfaqet e frutave.

Sipas studiuesve, soda e bukës  është më efektive sesa zbardhuesi në heqjen e dy prej pesticideve më të zakonshme tek frutat dhe perimet. Kur u testua në mollë organike , një përzierje e sodës me ujin hoqi 80% të thiabendazolit dhe 96% të fososit pas 12 dhe 15 minuta respektivisht. Imazhet  treguan se thiabendazole kishte depërtuar deri në 80 mikrometra thellësi në mollë, ndërsa phosmet u zbulua në një thellësi prej vetëm 20 mikrometra.Kur bënë krahasimin , larja e mollës me ujë dhe me ndonjë zbardhues  për dy minuta, sipas standardit të industrisë, ishte shumë më pak efektive.

Sipas  Dr Lili He nga departamenti i shkencave ushqimore në Universitetin e Massachusetts , mënyra e vetme për të hequr 100% pesticidet ishte vetëm nëse e hiqnit të gjithë lëkurën e frutit.Megjithatë, ushqyesve të rëndësishëm si përzierjet polifenolike, fibrat, pigmentet, vitaminat dhe mineralet gjithashtu do të humbasin nga heqja e  lëkurës.

Leave a Reply

Back to top button