Sport

Murinjo sqaron gjestin që bëri në ndeshjen kundër Totenhemit

Jose Mourinho tha se po i dërgonte një mesazh kritikëve që të “qetësohen” dhe “të mos flasin shumë”, kur ai bëri një gjest me gishtin tek goja, para kameras, pas fitores 1-0 të Manchester United ndaj Tottenham Hotspur.

Kjo fitore erdhi pas një jave kur portugezi ishte kritikuar gjerësisht për paraqitjet e ekipit të tij në barazimin 0-0 në Liverpool dhe pastaj humbjen 2-1 në Huddersfield. Ai u përgjigj me një fitore të shkëlqyer kundër një ekipi që është në gjashtëshen e parë, si dhe disa komente.

“Disa njerëz flasin shumë, qetësohuni, pushoni pak”, tha Mourinho. “Mos flisni shumë, flisni, flisni, flisni, relaksohuni. Relaksohuni pak, mos u bëni aq nervozë. Mos u ngazëllemi aq shumë”. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button