Bota

Të dielën votohet paqësisht

Referendumi për pavarësinë e Katalonnjës do të mbahet, pavarësisht bllokimit të vendosur nga qeveria e Madridit, tha zëvendës presidenti katalanas Oriol Junqueras. Janë thirrur 5.3 milionë qytetarë katalanas, do të hapen 2,331 qendra zgjedhore me 6,249 vende.

Të dielën do të votohet “në mënyrë paqësore” nga ora 8 deri në orën 20, pavarësisht vetos së Madridit, tha zëdhënësi i qeverisë katalanase Jordi Turull, në konferencën për shtyp para votimit. “As qeveria, as qytetarët e Katalonjës nuk po bëjnë asgjë të gabuar”, tha Junqueras, duke denoncuar “gjendjen përjashtuese” të krijuar nga Madridi.

Junqueras tha se kishte “alternativa” për qendrat që mund të bllokoheshin të dielën nga policia spanjolle. Një kolegj universitar do të garantojë zhvillimin e duhur të operacioneve të votimit, tha zëdhënësi Turull. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button