Shkence

Një fizikant i përgjigjet pyetjes më të madhe nga të gjitha

Fizikanti Robbert Dijkgraaf shpjegon se si ndryshimet e vogla në teoritë rreth hapësirës dhe kohës mund të shpjegojnë se përse ka ndodhur jeta mbi Tokë.

Ndoshta pyetja më themelore filozofike që mund të bëni në shkencë është: “Pse jemi këtu?”, pyet shkencëtari Robbert Dijkgraaf, njëkohësisht drejtor dhe profesor i Institutit për Studime të Avancuara në Princeton, Nju Jork.

Për të kuptuar universin, ne duhet të bashkojmë dy idetë kyçe që udhëheqin fizikën moderne. Nga njëra anë, kemi teorinë e relativitetit të Ajnshtajnit. Kjo përshkruan strukturat më të mëdha në univers, në aspektin e lakimit të hapësirës dhe kohës. Nga ana tjetër, kemi teorinë kuantike. E cila me shumë sukses përshkruan grimcat elementare. Por ka gjithashtu probleme.

Për shembull, në mekanikën kuantike, nuk mund ta dish me saktësi se çfarë do të ndodhë. Gjëja më e mirë që mund të bëni është llogaritja e probabilitetit që diçka të ndodhë. Nëse shohim në të kaluarën shumë të largët të universit dhe shohim atë që mund ta quajmë “fotografia bebe” e universit, ne vërejmë vetëm pak pika. Dhe këto pika, në fund, u rritën e u bënë galaktika, yjet, planete, vetë ne.

Pra, mund të jetë kjo rastësi e brendshme e teorisë kuantike, fakti që gjërat nuk janë uniforme. Por ato janë gjithnjë duke u luhatur pak, si sipërfaqja e një pishine kur ka valë të vogla. Në të vërtetë këto luhatje të vogla krijojnë gjithçka që shohim rreth nesh. Dhe kështu na del tipari themelor i teorisë kuantike, fakti që për gjithçka ka një shans. E dimë të gjithë thënien e famshme të Ajshtainit, se Perëndia nuk hedh zaret.

Por në të vërtetë hedhja e zareve dhe probabiliteti shkaktojnë strukturën që shohim në univers. Dhe mendoj se kjo është një mënyrë shumë poetike dhe shumë e kënaqshme për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje themelore. Domethënë, rastësia është mbret. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button