Bota

SHBA do të dërgojë trupa në Siri, sipas CNN

Departamenti i Mbrojtjes i SHBA mund të rekomandojë që Shtetet e Bashkuara të dërgojnë trupa të rregullta luftimi në Siri, për herë të parë, për të luftuar militantët e Shtetit Islamik, ka raportuar sot CNN.

Një numër i vogël forcash speciale amerikane operojnë tashmë në vendin e shkatërruar nga lufta, por ish administrata Obama kishte refuzuar dërgimin e trupave në terren, në mesin e luftës civile në Siri.

CNN bëri të ditur se Pentagoni nuk ia kishte propozuar ende Shtëpisë së Bardhë dërgimin e trupave. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button