Thenie

“Çdo shoqëri ka llojin kriminelëve që meriton”. Thënie të ndryshme

Çdo shoqëri ka llojin kriminelëve që meriton” (Robert F. Kenedi)

Kur nuk jeni i sinqertë duhet të shtirreni, duke u shtirrur përfundoni duke besuar; ky është parimi i çdo feje. (Alberto Moravia)

Çdo njeri që e ka përkulur veten e vet, s’ka arritur asnjëherë të drejtojë të tjerët. (Mensio)

Të gjithë lindim të çmendur. Disa mbesin të tillë. (Samuel Beket)

Nuk është dashuria e vërbër, por xhelozia (Lorenc Darëll)

Siç dihet, puna e gjeniut është të furnizojë me ide budallenjtë 20 vjet më vonë. (Luis Aragon)

Pasi përfundon në tufë është e kotë të lehësh:blegërini. (Anton Çehov)

Asgjë nuk është më e rrezikshme se sa një ide, kur është e vetmja që kemi. (Alen)

Sipër pianos kishte një njoftim për shtyp:“Mos qëlloni mbi pianistin. Përpiqet të japë maksimimun e vet!”. (Oskar Uajlld)

Në rastin më të mirë, dikush dhuron atë që do të pëlqente për vete, por me një cilësi dukshëm më të ulët“. (Adorno)

Shumë nga politikanët tanë në Itali janë të paaftë. Pjesa tjetër është e aftë për gjithçka”.  (Ennio Flaiano)

Nuk mund të dihet asnjëherë se çfarë kërkohet në jetë, pasi jetohet vetëm një jetë, dhe nuk mund të krahasohet me jetët e shkuara dhe as të korrigjohet me jetët e ardhshme. (Milan Kundera) /bota.al

Leave a Reply

Back to top button