Thenie

“S’kam frikë nga vdekja. Thjesht nuk dua të jem aty kur të ndodhë”. Shprehje të të famshmëve për vdekjen

“Skam frikë nga vdekja. Thjesht nuk dua të jem aty kur të ndodhë”

Woody Allen

“Për mendjen e mirëorganizuar, vdekja është thjeshtë aventura madhështore e radhës”

J.K. Rowling, “Harry Potter dhe Guri Filozofik”

“Jam unë që do të vdes kur të më vijë koha për të vdekur, kështu që më lini ta jetoj jetën time ashtu si dua unë”.

Jimmy Hendrix

“Frika prej vdekjes buron nga frika prej jetës. Një njeri që jeton plotësisht është i përgatitur të vdesë në cdo kohë”

Mark Twain

“Edhe vdekja ka një zemër”

Markus Zusak, “Hajdutja e librave”

“Armiku i fundit që do të shkatërrohet është vdekja”

― J.K. Rowling

“Një vajzë telefonon dhe thotë: A të dhemb shumë të vdesësh?”

“Zemër”, i them unë, “po, por të dhemb shumë më tepër nëse vazhdon të jetosh”

Chuck Palahniuk, I mbijetuari

“Jeton vetëm dy herë.

Një herë kur ke lindur dhe një herë kur sheh vdekjen në sy”.

Ian Fleming

“Cdo natë, kur shkoj të fle, unë vdes. Dhe cdo mëngjes, kur zgjohem, unë rilind”.

Mahatma Gandhi

“Nuk ka asgjë të vdesësh. E frikshme është të mos jetosh”

Victor Hugo / bota.al

Leave a Reply

Back to top button