Your Life

Gjashtë mënyrat përmes të cilave ne mund të joshim të tjerët

screen-shot-2016-12-13-at-7-34-18-am

Të përshkruara në librin “Armët e bindjes” të Robert Kialdinit, 6 shtyllat e bindjes janë thelbësore në teknikat e reklamave dhe marketingut.

1. Përmes koherencës

Shfrytëzoni prirjen natyrale të secilit prej nesh për të qëndruar koherent, në përputhje me një angazhim të marrë. Për shembull, për të bindur çdo mbështetës të mundshëm të na japë më shumë mbështetje (për shembull, duke i kërkuar të dalë vullnetar në fushatë), ne duhet më së pari ta përfshijmë atë në projekt, ndoshta duke e angaazhuar në mbledhjen e firmave për një peticion. Sa më shumë që angazhimi i marrë është vullnetar, aktiv dhe publik, aq më e lehtë do të jetë ta bindësh të pranojë kërkesat e mëtejshme.

2. Me anë të reciprocitetit

Kushdo që merr një favor, ndihet i detyruar t’a rikthejë atë. Kështu, nëse dikush na fton në një festë, ne ndjehemi të detyruar t’ia kthejmë mirësinë e treguar duke e ftuar atë nga ana jonë. Sipas parimit të reciprocitetit, për të bindur dikë ne duhet të jemi të parët që të japim diçka origjinale dhe të papritur.

3. Përmes pëlqimit

Kjo mënyrë vë theksin tek kushtëzimi social, që ndikon mbi zgjedhjet e të gjithëve. Në fakt, kur janë të pasigurtë në lidhje me një zgjedhje, ata kanë tendencë të shohin se çfarë bëjnë të tjerët. Prandaj, për të arritur pëlqimin, ne duhet të theksojmë atë që do të bënin të tjerët në të njëjtat rrethana.

4. Me anë të simpatisë

Kjo bazohet në faktin se vlera e një produkti, mund të ndikohet nga shkalla e pëlqimit të personit që e propozon. Ne priremi t’i cilësojmë simpatikë njerëzit që janë të ngjashëm me ne, na bëjnë komplimente dhe bashkëpunojnë për të arritur qëllimet e përbashkëta. Sa më shumë simpatikë, aq më tepër bindës do të jeni.

5. Me anë të autoritetit

Njerëzit kanë prirje të dëgjojnë pikëpamjet e atyre, që kanë ndikim në një fushë të caktuar. Për të qenë efektiv me anë të kësaj mënyre, ju duhet të tregoni të besueshëm në ato që thoni dhe shfaqni komptencën që keni.

6. Me anë të rrallësisë së gjërave

Në këtë rast bindja mbështetet në faktin, se gjërat e rralla janë shumë të çmuara. Një çokollatë e dhënë nga një kuti plot, hedh dyshime mbi mirësinë tuaj. Nga ana tjetër, në rast se çokollata gjendet në një kuti gjysmë bosh, fitoni një pranim më të madh nga tjetri. Sa më e rrallë të jetë diçka e mirë, aq më shumë njerëz tërhiqen prej saj. Kështu, një shitës do të jetë më i suksesshëm nëse përveç përfitimeve, do të zbulonte se çfarë humbasin klientët nga blerja e një produkti të caktuar. / www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button