Horizonti.al

Të vërteta të Biblës: Burri i Esterit ishte mbreti pers, që luftoi Leonidhën dhe 300 spartanët

screen-shot-2016-10-24-at-15-21-55

Zakonisht, ne e shohim historinë e Esterit ashtu si e paraqet Bibla. Esteri u martua me Mbretin e Persisë, dhe kur Hamani i keq bëri planin për gjenocidin e hebrenjve, ajo e bindi mbretin që të shpëtonte popullin e saj.

Ajo që nuk dihet, është se ai mbret ka qenë një figurë historike e madhe. Mbreti i Esterit ishte Kserksi I, ndoshta më mirë i njohur sot si i keqi tek filmi “300”. Ai ishte mbreti i Persisë, që pushtoi Spartën dhe Athinën, pasi këto refuzuan që t’i paguajnë haraç dhe ushtria e madhe e të cilit ishte ndalur prej 300 spartanëve.

Nëse historia e Esterit është e vërtetë, është spekuluar se ndoshta ka ndodhur në kohën kur Kserksi po planifikonte këtë pushtim. Kështu babai i Esterit, Mordekai, do të kish qenë një prej këshilltarëve të Kserksit gjatë luftës. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button