Horizonti.al

Tour Eiffel, ashensorët që ndalën Hitlerin

Tour Eiffel ishte protagoniste e një episodi kurioz që, gjatë Luftës së Dytë Botërore, pati për protagonist diktatorin nazist, Adolf Hitler. Eshtë 14 qershori 1940: Parisi është pushtuar nga trupat e Vermahtit. Ushtarët e Rajhut parakalojnë në Champs-Elysées dhe poshtërojnë krenarinë e francezëve. Parizienët e shohin paradën në një heshtje të akullt, mes lotëve të luftëtarëve të moshuar. Hitleri e viziton Parisin vetëm pak ditë më vonë, në 23 qershor në agim, fshehurazi, nga frika e ndonjë atentati. Eshtë momenti kur francezët kryejnë një hakmarrje të vockël ndaj nazistëve. Kur Hitleri shkon në bazën e Kullës Eiffel, ata çaktivizojnë ashensorët: u thonë gjermanëve që janë prishur dhe që për shkak të luftës ishte e pamundur të gjendeshin pjesët e këmbimit. Hitleri duhej të hipte 1665 shkallët një e nga një. Diktatori nazist heq dorë dhe ndalet tek hija e kullës. Pak orë pas largimit të tij, ashensorët funksionojnë sërish. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button