Histori

MENDIME GJENIU / Albert Ajnshtaini: Në kërkim të Zotit

Screen Shot 2016-09-01 at 22.27.50

Albert Ajnshtaini nuk arriti kurrë të pranojë përmbajtjen e Biblës, as edhe të teksteve të tjerë të shenjtë. Kërkimi i tij për deshifrimin e ligjeve të natyrës, përbënte kuptimin e tij të vërtetë fetar, që i drejtohej madhësisë së universit. “Unë jam një ateist”, thoshte, “por mendoj se ne jemi në situatën e një fëmije të vogël, që hyn në një bibliotekë shumë të madhe, të mbushur me libra të shkruar në shumë gjuhë të ndryshme. Dikush duhet t’i ketë shkruar ato libra, por vogëlushi nuk e di se si. Dyshon se duhet të jetë ndonjë rend misterioz në sistemimin e atyre librave, por nuk e di se cili është. Kjo më duket se është sjellja e qenies njerëzore më inteligjente, kundrejt Zotit. Ne shohim një univers të rregulluar mrekullisht që respekton ligje precize, por që nuk mund t’i kuptojmë. Mendimet tona të kufizuara nuk mund të rrokin forcën misterioze që vë në lëvizje konstelacionet”./bota.al

Leave a Reply

Back to top button